Fatime Hajdari: Konstituimi i Kuvendit pritet të bëhet javën e dytë të shkurtit, pastaj do të hapet rruga edhe për zgjedhjen e presidentit
Komentatorja politike, Fatime Hajdari vlerëson se procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës mund të shtyhet për një fazë tjetër, pas një muaji. Sipas saj, konstituimi i Kuvendit pritet të përfundojë në javën e dytë të shkurtit, duke pasur parasysh se më 13 shkurt është edhe një marrëveshje ndërkombëtare që pret ratifikimin në Kuvendin e


Komentatorja politike, Fatime Hajdari vlerëson se procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës mund të shtyhet për një fazë tjetër, pas një muaji. Sipas saj, konstituimi i Kuvendit pritet të përfundojë në javën e dytë të shkurtit, duke pasur parasysh se më 13 shkurt është edhe një marrëveshje ndërkombëtare që pret ratifikimin në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta 10.
Hajdari shton se më pas mund të hapet edhe mundësia për aktivitetet e përvjetorit të Pavarësisë, dhe më pas të fillojnë diskutimet për pozicionin e presidentit. Ajo shpreh shpresën se të gjitha subjektet politike do të paraqesin kandidaturat e tyre, duke theksuar se në fund duhet të zgjidhet një president dhe vendi të ecë përpara.
