Faton Ahmeti: Korridori 8: Asnjë fjalë shqipe nga funksionarët e VLEN-it
Sot u inspektuan punimet në Korridorin 8, projekt i filluar gjatë qeverisjes së BDI-së. Në lidhje me këtë, Faton Ahmeti, nënkryetar i BDI-së dhe shef kabineti i liderit të partisë, The post Faton Ahmeti: Korridori 8: Asnjë fjalë shqipe nga funksionarët e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot u inspektuan punimet në Korridorin 8, projekt i filluar gjatë qeverisjes së BDI-së. Në lidhje me këtë, Faton Ahmeti, nënkryetar i BDI-së dhe shef kabineti i liderit të partisë, Ali Ahmeti, tha:
“Asnjë funksionar shqiptar i VLEN-it nuk guxoi të merrte fjalë rasti. Edhe në uniformat e inxhinierëve dhe punëtorëve nuk mund të gjendej gjuha shqipe. Na shndërruan në qytetarë të dorës së dytë!”
Ahmeti përfundoi mesazhin me kritika të drejtpërdrejta ndaj qeverisë aktuale:
“VLEN-i s’VLEN!”
Ky inspektim rikthen vëmendjen mbi projektet e mëdha strategjike që u iniciuan në kohën e qeverisjes së BDI-së dhe diskutimet për përfshirjen e komunitetit shqiptar në proceset kryesore infrastrukturore. Gazeta Flaka
The post Faton Ahmeti: Korridori 8: Asnjë fjalë shqipe nga funksionarët e VLEN-it appeared first on Flaka, në çdo lajm... .