Faton Peci: Tani është radha për t’i shërbyer vendlindjes
Pas një mandati aktiv si Ministër i Bujqësisë, Faton Peci ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. I njohur për angazhimin konkret në mbështetjen e bujqve dhe për shpërndarjen transparente të subvencioneve, Peci tani synon t’i japë një drejtim të ri zhvillimit lokal në Mitrovicë. “Tani është radha


Pas një mandati aktiv si Ministër i Bujqësisë, Faton Peci ka shpallur kandidaturën për kryetar të Komunës së Mitrovicës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
I njohur për angazhimin konkret në mbështetjen e bujqve dhe për shpërndarjen transparente të subvencioneve, Peci tani synon t’i japë një drejtim të ri zhvillimit lokal në Mitrovicë.
“Tani është radha për t’i shërbyer Mitrovicës. E dua Mitrovicën, e dua Kosovën,” ka deklaruar ai në një video-mesazh për qytetarët.
Fermerët dhe qytetarët kanë vlerësuar lartë punën e Pecit gjatë mandatit të tij si ministër, ku subvencionet janë ndarë me drejtësi dhe në kohë, duke sjellë rezultate të prekshme në terren.
Me përvojën institucionale dhe përkushtimin qytetar, Faton Peci synon të sjellë një frymë të re në qeverisjen komunale, duke vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe zhvillimit.
Zgjedhjet komunale pritet të mbahen më 12 tetor, dhe gara në Mitrovicë tashmë ka marrë një drejtim të ri me hyrjen e Pecit në garë.
