Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë dhe një vajzë në Podujevë

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit. Në një rast në Fushë-Kosovë një grua e ka raportuar të zhdukur djalin e saj të mitur. Rasti thuhet se ka ndodhur më 14 shtator ndërkohë që është raportuar të enjten. “Më datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali

shtator 19, 2025 - 10:00
 0
Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë dhe një vajzë në Podujevë
Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë dhe një vajzë në Podujevë

Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë dhe një vajzë në Podujevë

Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24-orët e fundit. Në një rast në Fushë-Kosovë një grua e ka raportuar të zhdukur djalin e saj të mitur. Rasti thuhet se ka ndodhur më 14 shtator ndërkohë që është raportuar të enjten.

“Më datë 18.09.2025 ankuesja ka raportuar se djali i saj i mitur, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë që në Podujevë është raportuar e zhdukur një vajzë. Edhe ajo thuhet se ka dalë nga shtëpia më 14 shtator.

“Ankuesi ka informuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.

Të dy rastet janë duke u hetuar.