Faturat e larta të rrymës, ministria thotë: Ankohuni!
Të gjithë qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, kanë të drejtë ligjore që në afat prej 8 ditësh të paraqesin ankesë tek furnizuesi The post Faturat e larta të rrymës, ministria thotë: Ankohuni! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Të gjithë qytetarët që mendojnë se fatura e tyre e energjisë elektrike është e gabuar, kanë të drejtë ligjore që në afat prej 8 ditësh të paraqesin ankesë tek furnizuesi universal EVN Houm. Raporti duhet të përmbajë numrin e llogarisë, përshkrimin e problemit dhe një kopje të faturës dhe të dorëzohet në adresën [email protected]. Kështu kanë thënë nga Ministria e Energjetikës pas reagimeve të shumta të qytetarëve se faturat e janarit ju kanë ardhur dy-trefish më të larta se në dhjetor. Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se “nëse qytetari nuk është i kënaqur me përgjigjen, ka të drejtë të paraqesë ankesë në Komisionin Rregullator të Energjetikës”.
“Nëse EVN nuk përgjigjet brenda afatit ligjor ose qytetarët nuk janë të kënaqur me përgjigjen, mund të kontaktojnë KRRE-në në [email protected] ose [email protected], duke bashkangjitur dokumentet nga procedura me EVN. KRRE do të kryejë një hetim të pavarur dhe do të marrë një vendim detyrues. Dhe, nëse KRRE merr vendim në favor të qytetarit, EVN është e obliguar ligjërisht ta korrigjojë faturën, më së shpeshti duke llogaritur ulje në faturat e mëvonshme. Sipas ligjit, EVN Houm është e obliguar që t’i lexojë njehsorët çdo tre muaj, për t’u siguruar që të dhënat janë të sakta”, thonë në Ministrinë e Energjetikës.
Nga EVN Houm, thuhet në njoftimin e ministrisë, informojnë se rreth 85 për qind e njehsorëve lexohen çdo muaj. “Megjithatë, ka matës që janë të instaluar në pronën e përdoruesve dhe që nuk mund të lexohen nëse përdoruesi nuk është i pranishëm. Gjithsej 15 për qind e njehsorëve, ku përfshihen edhe të paarritshëm në zona të caktuara rurale, lexohen dy herë në vit. Në një periudhë tre mujore, siç theksojnë, përqindja e njehsorëve të lexuar ka qenë mbi 95 për qind”, thonë nga Ministria. Ata theksojnë se sipas informacioneve të EVN Houm, pas vendosjes së bllok tarifave është futur mekanizmi verifikues.
Nëse qytetarët dyshojnë se njehsorët e tyre nuk lexohen rregullisht, vijon më tej njoftimi i Ministrisë së Energjetikës, mund ta krahasojnë faturën me gjendjen aktuale të njehsorit, kurse EVN është e detyruar të reagojë. “Qytetarët kanë mundësi të raportojnë edhe vetë një situatë duke lexuar njehsorin dhe duke e dërguar me postë në adresën e EVN-së ose të paraqesin kërkesë në EVN Houm për leximin fizik të njehsorit dhe inspektimin e blloqeve, nëse nuk janë në gjendje ta lexojnë vetë njehsorin. Ata gjithashtu mund të kërkojnë dëshmi të leximit. Sipas ligjit, EVN duhet të sigurojë konfirmimin e leximit tremujor. Nëse nuk është aty, qytetari ka të drejtën e rishikimit”, thonë nga Ministria.
Ndryshe, nga 820 mijë njehësorë në Maqedoni, EVN Houm ka pranuar 15.000 ankesa në periudhën dhjetor 2024 deri në janar 2025, por siç bëjnë të ditur nga atje, vetëm një numër i vogël i këtyre raporteve (15 për qind) janë rishikuar sipas statusit të sapolexuar, pjesa tjetër prej 85 për qind është përcaktuar si e pabazuar, sepse vlera e konsumit aktual ka qenë e përshtatshme për faturën. Në ndërkohë, deri në organin e shkallës së dytë KRRE deri më 28 shkurt 2025, kanë mbërritur 345 ankesa”; theksojnë nga Ministria. (koha.mk)
The post Faturat e larta të rrymës, ministria thotë: Ankohuni! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .