Fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë. Toshkovski tha se The post Fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 1, 2026 - 16:30
 0
Fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë. Toshkovski tha se ka shumë teori se si ka ardhur deri te lëndimi i fëmijës, ndërsa theksoi se po vijojnë hetimet.

“Një nga ngjarjet më serioze, që më shqetësoi edhe mua personalisht por edhe qytetarët e Maqedonisë, është ngjarja që ka ndodhur në mbrëmje, ku rëndë është lënduar fëmija 2 vjeç, që sipas informacioneve që i kam marrë , deri sa isha në Stacion të Policisë dhe nga zyrtarët e Policisë, por edhe mjekët kujdestarë në Klinikë, është në gjendje me rrezik për jetë, bëhet fjalë për fragment të metalit, që në këtë moment nuk mund ta specifikojmë me detaje, por sa të kemi informacione, do të ndahet me opinionin. Ka shumë teori për rastin sesi është lënduar fëmija. Sa t’i caktojmë saktësisht arsyet e këtij lëndimi të rëndë, do ta informojmë opinionin”, theksoi Toshkovski.

Nata e ndërrimit të moteve ishte e furishme në Klinikën Kirurgjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup. Dy pacientë janë në rrezik për jetë, një fëmijë 2 vjeç që është goditur nga plumbi i armës së zjarrit dhe një 30-vjeçar që ka rënë nga lartësia.

“Kemi tre pacientë të politraumatizuar që kanë ardhur, kanë rënë nga lartësia. Pacient 30 vjeç, për arsye të panjohura, është lajmëruar për këtë pacient se është gjetur i rrëzuar. Është në gjendje me rrezik për jetë. Është kryer operacion në shtyllën kurrizore dhe momentalisht ndodhet në Klinikën Intensive. Në Neurokirurgji është pranuar një pacient 16 vjeç nga Shtipi, gjithashtu ka rënë nga lartësia. Fëmijë me të dhëna të panjohura, 2 vjeç, gjithashtu është pranuar në Kujdes Intensiv me projektil në kokë nga arma e zjarrit. Nuk kemi të dhëna për ngjarjen, gjithashtu është në rrezik për jetë”, tha mes tjerash Igor Merxhanoski, drejtor i Klinikës së Traumatologjisë.

Mes tjerash Merxhanoski njoftoi se janë regjistruar edhe 8 sulme fizike, një lëndim me thikë dhe një lëndim tjetër me armë në Prilep, te një pacient nga Shkupi, ndërsa janë kryer intervenime te 8 pacientë që janë lënduar nga mjetet piroteknike. Gazeta Flaka

The post Fëmija 2 vjeç që u lëndua në natën e Vitit të Ri është ende në rrezik për jetë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .