Fëmijët e politikanëve në qendër të skandaleve në Tetovë – Nga Maserati te droga
Dy raste që përfshijnë fëmijë të figurave politike në Tetovë kanë nxitur reagime dhe debat publik. Rasti i parë i përket djalit të kryetarit të komunës, Bilall Kasami. Sipas raportimeve The post Fëmijët e politikanëve në qendër të skandaleve në Tetovë – Nga Maserati te droga appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Dy raste që përfshijnë fëmijë të figurave politike në Tetovë kanë nxitur reagime dhe debat publik.
Rasti i parë i përket djalit të kryetarit të komunës, Bilall Kasami. Sipas raportimeve mediatike, ai, ndonëse i mitur, është ndaluar nga policia teksa drejtonte një veturë luksoze të tipit “Maserati” në rrugët e qytetit. Ngjarja, e ndodhur në nëntor të vitit 2024, mori vëmendje shtesë pasi, sipas burimeve, polici që ndërmori veprimin u ndëshkua dhe u largua nga stacioni policor në Tetovë, shkruan Flaka.
Rasti i dytë lidhet me djalin e ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Mbrëmjen e 16 prillit 2026, policia ka privuar nga liria një 16-vjeçar, pasi gjatë bastisjes së një lokali që ai e kishte marrë me qira, janë gjetur sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, si dhe një paketim me substancë pluhuri të bardhë. Rasti është regjistruar më 17 prill 2026 dhe po trajtohet nga organet kompetente.
Të dyja rastet kanë ngritur pikëpyetje në opinion mbi barazinë para ligjit dhe trajtimin institucional të rasteve kur përfshihen persona të afërt me pushtetin. Gazeta Flaka
The post Fëmijët e politikanëve në qendër të skandaleve në Tetovë – Nga Maserati te droga appeared first on Flaka, në çdo lajm... .