Fetai: Gjykatësi Ristov bashk me gjyqtarin Enver Bexheti, i patën hapë rrugë lirisë së Mijallkovit
Lajmi se janë i janë gjetur 350 mijë euro të korrupsionit gjyqtarit Gjoko Ristov, e rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që ka mbetur në sistemin e drejtësisë. Unë besoj se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi që për vite me radhë ka mbrojtur të fortët dhe […]
Lajmi se janë i janë gjetur 350 mijë euro të korrupsionit gjyqtarit Gjoko Ristov, e rrënon edhe atë grimcë të fundit besimi që ka mbetur në sistemin e drejtësisë. Unë besoj se ky nuk është rast i izoluar, por maja e ajsbergut e një sistemi që për vite me radhë ka mbrojtur të fortët dhe ka shtypur qytetarët e zakonshëm.
Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se ky nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Gjoko Ristov, së bashku me gjyqtarin non grata Enver Bexheti, kanë qenë pjesë e vendimeve që i hapën rrugën e lirisë Sasho Mijallkovit, i cili sot shëtit i lirë me Ferrari në Monaco. Edhe këto vendime duhet të hetohen deri në fund, për të sqaruar se çfarë ka ndodhur dhe kush ka qenë i përfshirë.
Pyetja që shtrohet me të drejtë është: sa gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë fshihen pas togës së drejtësisë, duke e përdorur ligjin si mbulesë për korrupsion?
Puna që na pret është e madhe, por një gjë është e panegociueshme: institucionet duhet të veprojnë pa vonesë, me hetime të plota, përgjegjësi konkrete dhe pastrim të një sistemi të kalbur deri në palcë.
* Statis fejsbuku i zv/kryeministrit Arben Fetai