Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila më vonë do të masovizohej në një lëvizje të gjerë popullore. “Sot kujtojmë guximin dhe vizionin

Mars 11, 2026 - 15:30
 0
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtën frikën për liri
haradinaj-kujton-demonstratat-e-11-marsit:-studentet-mposhten-friken-per-liri

haradinaj-kujton-demonstratat-e-11-marsit:-studentet-mposhten-friken-per-liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar demonstratat studentore të 11 marsit, duke vlerësuar guximin dhe vizionin e studentëve të asaj kohe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se 11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila më vonë do të masovizohej në një lëvizje të gjerë popullore.

“Sot kujtojmë guximin dhe vizionin, dhe nderojmë veprën e secilit student të Universiteti i Prishtinës, që 45 vjet më parë mposhtën frikën, duke i dhënë shpirt dhe drejtim kauzës sonë për liri. Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar kreu i Aleancës.