Filipçe: Nuk ka reforma për BE, Maqedonia po humb kohë
Në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, lëshoi kritika të rënda për gjendjen e reformave dhe rrugën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia është në vend, dhe qeverisë i mungon vullneti politik për reforma thelbësore. “Ky raport thotë qartë se nuk ka reforma, po humbasim kohë. […]
Në seancën e sotme të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, lëshoi kritika të rënda për gjendjen e reformave dhe rrugën evropiane të vendit, duke theksuar se Maqedonia është në vend, dhe qeverisë i mungon vullneti politik për reforma thelbësore.
“Ky raport thotë qartë se nuk ka reforma, po humbasim kohë. Ky është një nga raportet më të këqija që vendi ka marrë. I vetmi më i keq është ai i vitit 2015, kur u vlerësuam si shtet i robëruar”, tha Filipçe.
Ai theksoi se nuk ka përparim në fushat kryesore dhe se vendi rrezikon kushte të reja për hapjen e negociatave.
“Nuk ka përparim në fushat kryesore. Nga kjo shihet se kjo qeveri nuk ka vullnetin politik për të kryer reforma, më vjen keq për atë që dëgjoj sot, se sot dhe kjo periudhë nuk ishte koha për reforma. Nëse deri vitin e kaluar kishte vetëm një kusht, pas një raporti të tillë, nuk jam i sigurt se në të ardhmen nuk do të kemi kushte të tjera.” shtoi Filipçe.
Filipçe theksoi vërejtjet e Komisionit Evropian për gjyqësorin, luftën kundër korrupsionit, reformat në media, ekonominë dhe arsimin, sektorë në të cilët, sipas KE-së, nuk ka përparim ose është vërejtur regres.