Dyshohet se e vrau të dashurën, Prokuroria: Trupin e varrosi në oborr

Prokuroria Themelore Publike në Shtip kërkon që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 74-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për vrasje, përcjell TV21. Prokurori ka vlerësuar se në këtë rast ekziston rreziku i arratisjes, por edhe mundësia që i dyshuari të fshehë gjurmët e veprës penale. “I dyshuari, një 74-vjeçar, gjatë ushtrimit të dhunës në […]

Nëntor 17, 2025 - 14:30
 0
Dyshohet se e vrau të dashurën, Prokuroria: Trupin e varrosi në oborr

Prokuroria Themelore Publike në Shtip kërkon që të shqiptohet masa e paraburgimit ndaj një 74-vjeçari, pasi i njëjti dyshohet për vrasje, përcjell TV21. Prokurori ka vlerësuar se në këtë rast ekziston rreziku i arratisjes, por edhe mundësia që i dyshuari të fshehë gjurmët e veprës penale.

“I dyshuari, një 74-vjeçar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje, i ka privuar jetën një gruaje me të cilën kishte marrëdhënie të afërta personale, duke i shkaktuar disa goditje në kokë me një mjet të fortë, duke i thyer kafkën. Më pas, me një mjet të mprehtë, i ka prerë pjesë të trupit dhe i ka fshehur në një vend të panjohur, ndërsa trupin e pajetë e ka varrosur në oborrin e shtëpisë”, thonë nga Prokuroria.