Filipçe: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot njoftoi se nuk ka asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend. “Përsëri, kjo është një përpjekje për të shpërqëndruar… The post Filipçe: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 16, 2026 - 15:00
 0
Filipçe: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe sot njoftoi se nuk ka asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend.

“Përsëri, kjo është një përpjekje për të shpërqëndruar dhe për të shmangur përgjigjen e pyetjes së vërtetë – Si kanë kaluar pesë ton marihuanë, katër-pesë kamionë përmes kufirit dhe përfunduan në Serbi? Cila është kompania e përmendur në dokumentin e prokurorisë serbe dhe a ka lidhje me disa persona nga pushteti aktual? Si ka kaluar kontrollet policore dhe doganore në kufi? Gjithçka tjetër është shpërqendrim”, tha Filipçe në konferencën për mediat, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për lidhjen me kompaninë për marihuanë.

Sipas tij, gjatë periudhës së fundit disa individë nga partia janë përballur me një fushatë të rreme dhe presione, dhe shtoi se e kanë lidhur me shumë çështje me të cilat nuk ka pasur asnjë kontakt.   

Kryetari i LSDM-së akuzoi se pushteti aktual kontrollon një rrjet të madh mediash, jo vetëm tani, por siç tha, në më shumë se 10 vitet e fundit. 

Për akuzat lidhur me spitalin modular në Tetovë dhe për dëshminë e ish prokurores së PSP-së Lejla Kadriu, Filipçe tha se ajo ish prokurore ishte pezulluar para se të ndodhte zjarri në spitalin e Tetovë dhe para pandemisë së Kovid – 19. 

The post Filipçe: Nuk kam asnjë lidhje me asnjë kompani për marihuanë në vend first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.