Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Denion Meidani. Ministri Hoxha vlerësoi The post Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2026 - 14:30
 0
Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  Denion Meidani.

Ministri Hoxha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë rajonal për zbatimin e politikave të gjelbra dhe arritjen e standardeve evropiane.

Në fokus të veçantë ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në procesin e harmonizimit me politikat e Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, si dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve në të dyja vendet.

Ambasadori Meidani shprehu gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucionet e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar rëndësinë e koordinimit rajonal në kuadër të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe procesit të integrimit evropian.

Bashkëbiseduesit konfirmuan përkushtimin e përbashkët për dialog të vazhdueshëm, partneritet të sinqertë dhe bashkëpunim konkret në projekte dhe iniciativa që kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe forcimin e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal.

The post Ministri Hoxha takoi ambasadorin shqiptar Meidani: Angazhim për koordinim rajonal të Agjendës së Gjelbër appeared first on Flaka, në çdo lajm... .