Fillkov për propozimin për shkarkim të Kocevskit: Procedura nuk ka përfunduar nëse Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ
Nëse Këshilli i Prokurove Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkim të prokurorit shtetëror publik, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procedura, tha në intervistë për MKD.mk ministri i Drejtësisë Igor Fillkov lidhur me propozimin e dorëzuar për shkarkim të prokurorit republikan Lupço Kocevski, njofton Portalb.mk. Fillkov potencoi se çdo mendim nga […]


Nëse Këshilli i Prokurove Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkim të prokurorit shtetëror publik, kjo nuk do të thotë se ka përfunduar procedura, tha në intervistë për MKD.mk ministri i Drejtësisë Igor Fillkov lidhur me propozimin e dorëzuar për shkarkim të prokurorit republikan Lupço Kocevski, njofton Portalb.mk.
Fillkov potencoi se çdo mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik është i rëndësishëm për këtë procedurë, por theksoi se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria nuk do të udhëhiqen vetëm nga mendimi i një organi nëse, siç tha, mbështeten persona të cilët nuk e realizojnë profesionalisht mandatin e tyre.
“Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria kanë obligim t’i ndërmarrin të gjithl masat ligjore dhe ta respektojnë procesin e paraparë në Ligjin për Prokurori Publike, duke përfshirë edhe mundësinë për ngritje të procedurës procedurës para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Fillkov.
Propozim-vendimi për shkarkimin e Kocevskit, siç tha ministri, nuk është sjellë lehtë, por është e domosdoshme.
Sipas Fillkovit, prokurori shtetëror publik ka bërë gabime serioze në ushtrimin e funksionit të tij, ndërsa një nga më të mëdhatë, siç tha, është sjellja e tij gjatë emërimit të u.d. prokuror suprem publik.
“Ky është vetëm lëshim juridik, por edhe goditje ndaj parimeve të transparencës dhe shpërndarjes juridike të detyrave. Vendosja e u.d. prokurorit suprem, pa vepruar sipas kritereve të konfirmuara ligjore, paraqet shkelje serioze e integritetite dhe funksionalitetit të Pokurorisë. Kjo jo vetëm që i vendos në pikëpyetje të drejtat e të punësuarve, por edhe vetë efikasitetin dhe pavarësinë e institucionit”, ka deklaruar Fillkov.
Lidhur me rastin e Kocevskit, ministri ka shtuar se kanë ekzistuar informata dhe dëshmi se menaxhimi i tij me Prokurorinë ka sjellë deri në përkeqësim të atmosferës së brendshme, që cenon besimin dhe efikasitetin e prokurorëve. Shtoi se prokurori shtetëror ka vepruar për lëndët në të cilat, në pajtueshmëri të dispozitave ligjore, kanë ekzistuar rrethana të cilat shkaktojnë dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe konflikt interesash, ndërsa për të cilat është dashur të dijë dhe është dashur të tërhiqet.
“Standardet profesionale dhe etike duhet të jenë në vend të parë, dhe kur ato janë të rrezikuara, duhet të intervenohet. Për këtë arsye, vendimi ynë që ta shkarkojmë Kocevskin nuk është vetëm juridik, por edhe moral – nevojitet të krijohet atmosferë e re e profesionalizmit dhe respekt tek institucioni, ku do të sigurohet efikasitet, pavarësi dhe drejtësi për të gjithë qytetarët”, shtoi ministri Fillkov.
Dorëheqja e Kocevskit, sipas tij, do të ishte hap logjik dhe i domosdoshëm për ruajtje të integritetit të sistemit gjyqësor në rast të cenimit të besimit ose arsyeve mjaftueshëm të argumentuara për përgjegjësinë e tij.
Më 11 shkurt, nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori. Më 14 shkurt, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa konkrete për shkarkimin e Kocevskit.
LEXO: Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij
Kurse më 7 shkurt deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, së bashku me deputetët e shumicës parlamentare të ZNAM-it dhe VLEN-it, dorëzuan në Kuvend interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi.
Kujtojmë se, që nga formimi i Qeverisë, kryeministri i vendit ka qenë decid se ky Këshill Gjyqësor i këtillë siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë.
- LEXO: Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave
- LEXO: Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa konkrete për shkarkimin e prokurorit publik, Ljupço Kocevski
- LEXO: Këshilli Gjyqësor i RMV-së ankohet për presione nga politika
- LEXO: Mickoski: Këshilli Gjyqësor nuk ka legjitimitet te qytetarët, potenciali kadrovik i cili duhet ta freskojë KGj-së duhet të jetë me qëllim impozant para vetes
- LEXO: Partizimi i gjyqësorit në RMV, juristët: E papranueshme, politikanët nuk dinë ndarjen e pushteteve
- LEXO: RMV, nuk ka hapa konkrete për përmirësimin e situatës së përzierjes së politikës në gjyqësor