RMV, plejadë simptomash të përziera të virusit dhe gripit po i mbushin ordinancat e mjekëve
Temperaturë të lartë e cila zgjat me ditë, pa simptoma tjera klinike, ndërsa pastaj dhimbje në trup, plogështi, kokëdhimbje, madje edhe marramendje, të cilat zgjasin edhe deri në katër javë, janë arsyeja për shkak të së cilës shumica e pacientëve këtë periudhë po i mbushin ordinancat e mjekëve amë. Meta ka biseduar me mjekë të […]


Temperaturë të lartë e cila zgjat me ditë, pa simptoma tjera klinike, ndërsa pastaj dhimbje në trup, plogështi, kokëdhimbje, madje edhe marramendje, të cilat zgjasin edhe deri në katër javë, janë arsyeja për shkak të së cilës shumica e pacientëve këtë periudhë po i mbushin ordinancat e mjekëve amë. Meta ka biseduar me mjekë të cilët thonë se pacientët të cilët ju drejtohen atyre për ndihmë kanë plejadë simptomash të përziera, njofton Portalb.mk.
“Kemi numër të rritur të pacientëve me viruse dhe gripe, të cilët kanë temperaturë të lartë dhe nuk kanë simptoma të tjera klinike, por pastaj kanë kokëdhimbje, ndjekje plogështi e cila zgjat periudhë të gjatë, prej 3 deri në 4 javë, ndërsa shpesh e njëjta ju përsëritet. Kjo paraqitet edhe tek fëmijët e vegjël por edhe tek të rriturit. Ajo që është karakteristike janë marramendja, ndërsa pastaj pason edhe humbja në sjellje, harrojnë, plogështi dhe përgjumje. Gjatë viruseve të këtilla nuk jap antibiotik, por ju jap infuzion me vitamine, sepse me të marrin fuqi dhe që ditën e nesërme vijnë me fotografi të përmirësuar klinike”, thotë dr. Vesna Stojanova Anastasovska, pedijatre dhe mjek amë në “Mediko Marija”.
Sipas saj, komplikime më serioze nuk janë dukuri e shpeshtë, gjegjësisht nga 20 pacientë të kontrolluar një deri në dy janë me bronkit dhe pneumoni.
“Ajo që është më ndryshe sivjet është edhe ajo që pacientët ankohen për dhimbje në fyt, ndërsa në fotografinë e gjakut kanë CRP normale (C proteinë reaktive). Gjendja klinike nuk korrespondon me analizën e gjakut, madje nuk e dimë se nëse bëhet fjalë për virus, ftohje ose grip. Duhet të bëhen teste, por njerëzit nuk i bëjnë sepse ato paguhen. Mbizotëron diçka që zgjat, e krahasueshme është me kovidin. Nuk them se është kovid, por është diçka e ngjashme”, shtoi Stojanova Anastasovska.
Edhe dr. Bojan Trajkovski nga “Medika Vera” thotë se këtë periudhë po vërehet thellim i sipmtomave dhe se tek pacientët paraqitet bllok më intensiv i simptomave.
“Dallimi është në simptomat më intensive që po zvillohen tek pacientët, por edhe në jetëgjatësinë e simptomave. Kjo është meritë e ndonjë rënie paraprake të imunitetit, të ndotjes së ajrit e cila është e madhe. Njëjtë si tek kovidi, edhe tani kemi rënie të imunitetit. Simptomat e njëjta dhimbje në fytë, probleme frymëmarrjeje, sinuzitët janë shumë më aktiv. Po përzihen shumë njerëzit, fëmijët filluan të shkojnë në shkollë, madje stafillokoka dhe streptokoka janë përditshmëri. Për gjendjen me viruset dhe gripin nuk jepet thuajse kurrfarë terapi, më së shpeshti japim vitamina D, C, ndërsa antibiotikët, vetëm nëse kemi gjendje klinike të konfirmuar klinikisht. Kemi numër të rritur të pacientëve, ndoshta për 40 përqind më shumë se nga dhjetori. Kulmin e presim tani, nga mesi i shkurtit”, thotë Trajkovski.
Ai shtoi se pacientët dinë që shpesh të mjekohen edhe në shtëpi, ose madje, t’ju drejtohen për ndihmë përmes thirrjeve telefonike.
“Dhënia e çfarëdo lloj këshille përmes telefonit, në bazë të simptomave nga ana e pacientit, për ne mjekët nuk do të thotë asgjë. Mund të këshillojë se çfarë të kontrollojë, nëse të bëjë analizë gjaku, rentgen. Më së shpeshti jap këshillë që të vijnë në ordinancë ose të shkomë ne në shtëpinë e pacientëve, për shkak se kemi edhe opsion të tillë. Njerëzit bljnë panik, por nuk është diçka që deri tani nuk e kemi parë dhe nuk është diçka që nuk do të kalojë”, tha ai.
Sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), në periudhën prej një jave, në shtet janë paraqitur 2.880 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me grupin. Prej tyre, 1.552 persona janë në moshën nga 15 deri në 64 vjeç, 685 tek fëmijë të moshës nga 5 deri në 14 vjeç, 371 janë fëmijë të moshës nga 4 vjeç dhe 272 janë regjistruar tek persona të moshës mbi 65 vjeç. Incidencë më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës deri në 4 vjeç.
“Në sezonin 2024/2025 numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin është 11.614. Në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të paraqitura është rritur për 10,2 përqind, ndërsa në krahasim me 14 sezonet e fundit është regjistruar rritje prej 11,8 përqind”, thuhet në raportin e ISHP-së.