Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave

Ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas mendon se reforma në gjyqësi është nëna e të gjithë reformave. Kjo deklaratë e e euroambasadorit në intervistën e mbrëmshme për ditarin e RTVM-së vjen si përgjigje ndaj pyetjes për reformat në gjyqësi të cilat po paralajmërohen nga Qeveria, për shkakrkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe […]

shkurt 15, 2025 - 15:00
 0  9
Rokas: Reforma në gjyqësi është nëna e të gjitha reformave
Euroamabasadori Mihailis Rokas. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas mendon se reforma në gjyqësi është nëna e të gjithë reformave. Kjo deklaratë e e euroambasadorit në intervistën e mbrëmshme për ditarin e RTVM-së vjen si përgjigje ndaj pyetjes për reformat në gjyqësi të cilat po paralajmërohen nga Qeveria, për shkakrkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe për procedurën për ndërrim të prokurorit publik, njofton Portalb.mk.

I pyetur se çfarë sipas tij është kyçe që gjyqësia të fillojë të funksionojë sipas rrugës evropiane, Rokas tha: “Ajo duhet të jetë prioritet dhe fuqishëm besoj se kjo është baza. Pasi që të zbatohet reformat, korrupsioni mund të eliminohet,ndërsa besimi tek investitorët do të kthehet dhe kjo është shumë e rëndësishme që shteti të prosperojë. Nga ana e BE-së dhamë shumë rekomandime dhe sugjerime. Këto janë rekomandimet e mekanizmit për vlerësim të ndërsjellë të cilat i zhvillojnë ekspertë juridik nga vendet-anëtare të BE-së dhe të cilët dhanë rekomandime gjithëpërfshirëse. Gjithsej 40”.

Tha se kanë raporte edhe për qeverisje të së drejtës të prezantuara vitin e kaluar, si dhe raportin vjetor për vendin që del çdo vjeshtë.

“Të gjithë ato i përmbajnë hapat e nevojshëm për harmonizim të vendit me standardet e BE-së lidhur me qeverisjen e të drejtës. Do të thotë kjo është pjesë e procesit. Është e vërtetë se ka disa rekomandime për përbërjen dhe zgjedhjen e e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për shkarkimet dhe mekanizmat, por e gjithë kjo është pjesë e procesit dhe mekanizmat që duhet të vendosen, duke përfshirë edhe ligjet e reja që duhet të zbatohen. Rekomandimet e tona nuk janë të orientuara kundër disa individë në sistemin gjyqësor, por paraqesin një sërë rekomandimesh të rëndësishme të cilat implementohen edhe në qoftë se ligjet miratohen do të mundësojnë përforcim të gjyqësisë funksionim të pavarur të tij”, u përgjigj Rokas.

Rokas ka folur edhe për çështjen rreth ndryshimeve kushtetuese duke thënë se nga BE-ja janë të vetëdijshëm se Qeveria aktuale dëshiron që këtë çështje ta zgjidhë me garanci tëcaktuara dhe bindje se nuk do të ketë bilateralizëm të procesit, por sipas tij, ato janë fakt dhe obligim i ndërmarrë para dy viteve e gjysmë, njëzëri nga BE-ja, gjegjësisht nga vendet-anëtare dhe nga Maqedonia e Veriut.

Rokas tha se BE-ja beson se duhet t’i jepet hapësirë aktivitetit diplomatik i cili është në vijim që të japë rezultate, ndërsa në të njëjtën kohë edhe të mos humbet fokusi.

Euroambasadori thotë se procesi i eurointegrimeve mbështetet në merita, ndërsa se kriteret e Kopenhagës dhe korniza juridike e BE-së i përfshijnë të drejtat e minoriteteve, posaçërisht planin aksional për minoritetet, i cili duhet të jetë i pranishëm.

Rokas është i bindur se procesi i eurointegrimit të vendit do të jetë i suksesshëm, duke theksuar se ka shumë beneficione nga inkuadrimi.

“Jam i siurtë se nëse punojmë së bashku krah për krah me Qeverinë dhe të gjithë partitë politike në Maqedoninë e Veriut do ta arrijmë qëllimin. Jemi të vetëdijshëm për situatën. Mirë e dimë pozicionin. Dhe gjithashtu jemi të vetëdijshëm se për momentin ka shumë aktivitet intensiv diplomatik. Derisa zhvillohet ky aktivitet diplomatik, duhet t’u japim kohë që të japë rezultate derisa njëkohësisht e zbatojmë aktivitetin reformues që tashmë është miratuar”, tha Rokas.

Më 11 shkurt, nisma e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Ljupço Kocevski, u kundërshtua nga prokurori. Më 14 shkurt, Ministria e Drejtësisë njoftoi se ka ndërmarrë hapa konkrete për shkarkimin e Kocevskit.

LEXO: Prokurori Kocevski ka kundërshtuar nismën e Qeverisë për shkarkimin e tij

Kurse më 7 shkurt  deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, së bashku me deputetët e shumicës parlamentare të ZNAM-it dhe VLEN-it, dorëzuan në Kuvend interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të cilët zgjidhen nga Kuvendi.

Kujtojmë se, që nga formimi i Qeverisë, kryeministri i vendit ka qenë decid se ky Këshill Gjyqësor i këtillë siç është nuk ka legjitimitet te qytetarët. Shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik, VMRO-DPMNE në pushtet, e ka paralajmëruar që para zgjedhjeve, ndërsa me retorikë identike ka vazhduar edhe pas formimit të Qeverisë.