Filloi operacioni i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – një pjesë e madhe e Shkupit pa ujë
Filloi aksioni i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup për sanimin e defektit në Karposh 4 në rrugën “Nikolla Parapunov” ku tashmë rreth 20 ditë qindra metra kub ujë i pijshëm po rrjedhin nga ujësjellësi drejtpërdrejt në kanalizim. Për këtë arsye, nga Ujësjellësi dhe Qyteti i Shkupit kanë qenë të detyruar ta ndalin njërin nga […]
Filloi aksioni i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup për sanimin e defektit në Karposh 4 në rrugën “Nikolla Parapunov” ku tashmë rreth 20 ditë qindra metra kub ujë i pijshëm po rrjedhin nga ujësjellësi drejtpërdrejt në kanalizim. Për këtë arsye, nga Ujësjellësi dhe Qyteti i Shkupit kanë qenë të detyruar ta ndalin njërin nga dy valvulat kryesore të qytetit dhe pjesa më e madhe e popullatës në Shkup që jeton në anën e djathtë të Vardarit mbeti pa ujë. Siç paralajmëruan nga ndërmarrja publike në kumtesën e djeshme zyrtare, krahas defektit në këtë rrugë do të realizohet sanim edhe në 5 lokacione të tjera nga Komuna e Gjorçe Petrovit deri te rr.”Nikolla Parapunov”. Ky ishte komunikimi i vetëm zyrtar me opinionin të ndërmarrjes publike lidhur me ndërprerjen e ujit në Shkup, njofton Portalb.mk.
Sipas paralajmërimeve të NP “Ujësjellësi dhe akanalizimi” – Shkup, sot do të realizohet intervenimet vijuese:
- Ndërrimi i mbyllësit jofunksional F400 mm në rrethrrotullimin në Gjorçe Petrov.
- Riparimi i kanalit F600mm në urën “Kombet e Bashkuara”, i cili është në proces rrjedhjeje.
- Mbyllja e mbyllësit F700 mm në bulevardin “Partizanski Odredi”, e cila gjithashtu ka rrjedhje, si dhe ndërrimi i një mbyllësi F150 që ndodhet në të njëjtën puset.
- Riparimi i mbyllësve F700 mm dhe F500 mm në rr. “Nikola Parapunov”.
- Ndërrimi i katër valvulave të ajrit.
për shkak të shumë paqartësive dhe jotransparencës nga ana e palëve të tanguara, duke e përfshirë ndërmarrjen publike, autoritetet e qytetit dhe pushteti qendror lidhur me vet intervenimin, paralajmërimi se do të ndërpritet uji shkaktoi panik tek qytetarët. Kështu, shkupjanët ditëve të kaluara i zbrazën raftet me ujë në shishe në marketet nëpër qytet. Madje, shitësit me pakicë janë më të ngazëllyer për ndërprerjen e ujit.
Krahas asaj që nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup thonë se presin që operacioni të përfundojë për 15 orë, dhe në të njëjtin njoftim apelojnë që të kenë kujdes në paraqitjen e informatave dhe të mos krijojnë frikë dhe panik te qytetarët për “mungesën disaorëshe të ujit”.
IShP rekomandon që banorët e Shkupit të mbushin rezervat e ujit dhe ta shfrytëzojnë atë në mënyrë racionale.
- LEXO: Ndërprerja e ujit, ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike
- LEXO: Ndërprerja e ujit, ISHP me rekomandime për banorët e Shkupit, spitalet dhe objektet hotelerike
- LEXO: Blerje të mëdha të ujit, heshtje në qytetin e Shkupit dhe “Ujësjellës Kanalizime, në spitale do të operohen vetëm pacientët emergjentë