Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit. Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

tetor 22, 2025 - 12:00
 0
Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra
Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Fillon fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton opinionin publik se ka filluar fushata vjeshtore e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër sëmundjes së tërbimit.

Vaksinimi realizohet përmes shpërndarjes së vaksinave nga ajri në zonat e përcaktuara, ndërsa monitorimi i procesit bëhet nga inspektorët veterinarë të AUV-së në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rekomandohen qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast se hasin vaksinat e hedhura nga ajri.

Në veçanti, u bëjmë thirrje familjeve me fëmijë që jetojnë në zonat ku kryhet shpërndarja e vaksinaveqë t’i udhëzojnë fëmijët tëmosiprekin kapsulat e vaksinavepasi ato janë të destinuara vetëm për kafshët e egra.

Fushata është pjesë e masave të parandalimit të përhapjes së tërbimit dhe synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe atij veterinar.

Për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.