Standardet e Speciales: Para tre muajsh pranuan provat e MUP-it të Serbisë kundër UÇK-së, tash refuzuan dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë
Veç brenda tre muajsh, Gjykata Speciale, më saktësisht gjyqtarët e rastit të krerëve të UÇK-së, kanë marrë dy vendime krejtësisht të ndryshme. Në njërën anë kanë pranuar prova të Serbisë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në anën tjetër kanë refuzuar dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë. Refuzimi i dëshmive për krimet serbe Pjesa më […]


Veç brenda tre muajsh, Gjykata Speciale, më saktësisht gjyqtarët e rastit të krerëve të UÇK-së, kanë marrë dy vendime krejtësisht të ndryshme.
Në njërën anë kanë pranuar prova të Serbisë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në anën tjetër kanë refuzuar dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë.
Refuzimi i dëshmive për krimet serbe
Pjesa më e madhe e provave të prezantuara nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, që dëshmojnë për krimet serbe të kryera në Kosovë, nuk janë pranuar në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë.
Kështu kanë vendosur gjyqtarët e rastit, duke theksuar se përgjithësisht këto dëshmi, janë komplet të parëndësishme për procesin ndaj Thaçit, Krasniqit, Veselit e Selimit, që po zhvillohet në Hagë.
Në vendimin të cilin e ka parë gazeta Nacionale thuhet se nuk është vërtetuar ndonjë ndërlidhje mes aktakuzës, dhe provave të cilat dëshmojnë krimet e Serbisë në Kosovë.
“Paneli së pari vëren se më parë ka vendosur që provat për krimet e dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Mbrojtja e Krasniqit gjithashtu nuk ka arritur të vërtetojë se incidentet e përshkruara në këtë pikë janë të lidhura me ndonjë nga akuzat ose faktet në Aktakuzë, ose se ato lidhen me ose janë provuese të organizimit ose aktivitetit të UÇK-së në zonë në një kohë ose vend që lidhet me akuzat”, thuhet në fillim të vendimit.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit kishte dorëzuar materiale të shumta, dëshmi të shkruara, video-incizime të cilat sipas tyre, dëshmojnë se në Kosovë ka qenë gjendje kaosi, dhe shumë krime janë kryer në shenjë hakmarrjeje nga individë pas krimeve të Serbisë në zona të ndryshme.
Pas kërkesës së Jakup Krasniqit, Prokuroria e Hagës kërkoi që këto prova të krimeve serbe të refuzohen. Dhe kështu ndodhi. Pjesa më e madhe e tyre u refuzuan, raporton Nacionale.
Prova me numrin 11 përmbante një material të BBC, ku kishte video-incizime të ndryshme që dëshmonin për krimet e Serbisë në Kosovë. Megjithatë, kjo për gjyqtarët e Speciales është e parëndësishme. Ata vendosën ta pranojnë një pjesë krejt të shkurtër të materialit, aty ku UÇK-ja iu ndihmonte hetimeve të mundshme, por jo edhe dëshmive për krimet e Serbisë.
“Duke iu kthyer Provës së Propozuar 11, Paneli vëren pretendimin e Mbrojtjes së Krasniqit se videoja lidhet, ndër të tjera, me pasojat e krimeve serbe të kryera kundër popullsisë shqiptare, natyrën mbrojtëse të organizatës së UÇK-së, pretendimet për përfshirjen e UÇK-së në zhdukjen dhe vdekjen e individëve, trupat e të cilëve u gjetën në rrethana të pashpjegueshme dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia civile. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 11, Paneli vëren se pjesa e parë e videos lidhet kryesisht me krimet që dyshohet se janë kryer nga forcat serbe në Rahovec dhe përreth. Paneli kujton qëndrimin e tij se provat e krimeve të dyshuara të kryera nga forcat serbe janë përgjithësisht të parëndësishme për akuzat kundër të Akuzuarit. Paneli konsideron se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se pjesa e parë e videos është relevante për këtë çështje”, thuhet në këtë vendim.
“Megjithatë, Paneli vëren se pjesët pasuese të videos që kanë të bëjnë, ndër të tjera, me gatishmërinë e pretenduar të UÇK-së për të ndihmuar në hetimet e krimeve, dhe aktet e mundshme të hakmarrjes nga popullsia shqiptare në rast se nuk do të bëheshin arrestime, mund të jenë relevante për çështjen aktuale. Trupi gjykues konsideron se vetëm pjesa e videos që përbëhet nga 17:39-20:15 dhe 34:25-38:00 është treguar e rëndësishme. Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë rëndësinë e pjesëve të mbetura të Provës 11 të Propozuar”, thuhet më tutje.
Gjyqtarët e Hagës e refuzuan një tjetër prove të propozuar nga Jakup Krasniqi, e që lidhej me raportet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas gjyqtarëve, këto nuk janë relevante, ngjashëm siç konstatoi edhe për dëshmitë e krimeve serbe.
“Lidhur me Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues vëren parashtrimin e Mbrojtjes së Krasniqit se ajo lidhet me marrëdhënien midis LDK-së dhe UÇK-së, dhe sugjerimin se ato nuk ishin opozitë dhe kishin qëllime të përbashkëta. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 15, Trupi Gjykues nuk e konsideron përmbajtjen e saj, siç përshkruhet aty, të jetë relevante për qëllimet e përbashkëta të pretenduara të UÇK-së dhe LDK-së në asnjë mënyrë relevante për këtë çështje. Trupi Gjykues vëren se, ndërsa një pjesë e Provës së Propozuar 15 përmend denoncimin e LDK-së për krimet e kryera nga forcat serbe, kjo pikë është kryesisht relevante për krimet e kryera nga forcat serbe, të cilat janë të parëndësishme përveç nëse lidhen ndryshe me akuzat kundër të Akuzuarit. Prandaj, Trupi Gjykues konstaton se Mbrojtja e Krasniqit nuk ka arritur të vërtetojë se Prova e Propozuar 15 është relevante për këtë çështje”, thuhet më tutje në këtë vendim, raporton Nacionale.
Trupi gjykues vendosi ta pranojë provën me numër 16 që tregon për krimet e ndryshme serbe në Kosovë. Por, jo me arsyetimin e përmbajtjes së tyre apo dëshmisë së krimeve në Kosovë, por me disa përfundime që paneli synon t’i nxjerrë për politikën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lidhur me Provën e Propozuar 16, Paneli vëren parashtrimin e Mbrojtjes së Krasniqit se ajo lidhet me krimet e kryera nga forcat serbe dhe me faktin se UÇK-ja nuk kishte nën kontroll të gjithë individët që kryenin krime pas përfundimit formal të konfliktit. Pasi shqyrtoi Provën e Propozuar 16, Paneli vëren se një pjesë e kësaj pike i referohet krimeve që dyshohet se i janë fajësuar UÇK-së dhe akteve të dhunës që dyshohet se janë kryer në mënyrë sporadike nga popullsia shqiptare në Rahovec. Duke marrë parasysh se këto ngjarje nuk lidhen me asnjë nga krimet e akuzuara dhe lidhen vetëm në distancë me rrethanat relevante për këtë çështje, Paneli e gjen pretendimin e rëndësisë për këtë çështje të dobët. 5Paneli gjithashtu konsideron se Prova e Propozuar 16 mund të jetë paksa relevante për disa përfundime që Paneli ftohet të nxjerrë në lidhje me politikën e UÇK-së për të synuar kategori të caktuara individësh dhe atribuimin e një sjelljeje të tillë të Akuzuarve ose atyre që lidhen me ta”, thuhet në vendim.
Pranimi i prova të Serbisë kundër UÇK-së
Një grumbull i madh me prova u dorëzuan nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, në momentet e fundit, para se t’i përmbyllej afati për paraqitjen e rastit të saj ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e shumë materialeve, ka edhe dokumente nga institucionet e Beogradit zyrtar. Gjyqtarët e Speciales i pranuan ato në procesin gjyqësor. Nacionale sjell detaje.
Dokumente të lëshuara nga departamenti serb i sigurisë shtetërore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MUP). Nga Komanda e ashtuquajtur e përbashkët për “Kosovën dhe Metohinë”. Të gjitha këto prova me vulë të institucioneve të ndryshme të Beogradit zyrtar, do të rëndojnë mbi ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ky është vendimi që e kanë marrë gjyqtarët e Speciales, duke aprovuar në masë të madhe kërkesën e Prokurorisë së Specializuar, për pranimin e provave të fundit në gjykim.
Në vendimin që e ka parë Nacionale, në mesin e dokumenteve, është një që mban vulën e departamentit të sigurisë shtetërore në Serbisë.
“Lidhur me Raportet Serbe, Paneli vëren se Provat e Propozuara 17, 18, 20, 23, 24, 26, 28-30, 33-36, 40-41, 48 dhe 49 janë të datuara, të vulosura, mbajnë një titull dhe një numër protokolli ose reference, dhe tregojnë klasifikimin e tyre. Për më tepër, ato ose janë të nënshkruara ose identifikojnë autoritetin përkatës lëshues. Paneli vëren më tej se Prova e Propozuar 39 është e datuar dhe mban një titull “Departamenti i Sigurisë Shtetërore”. Paneli vëren gjithashtu pretendimet e ZPS-së se përmbajtja e Provës së Propozuar 39 përputhet, pjesërisht, me informacionin e përfshirë në prova të tjera në dosje. Për më tepër, Provat e Propozuara 43-45 janë të datuara, tregojnë klasifikimin e dokumenteve dhe mbajnë një numër protokolli. Përveç kësaj, Prova e Propozuar 45 është e nënshkruar. Lidhur me Provën e Propozuar 51, Paneli vëren se ajo përbëhet nga [REDAKTUAR]. Për këto arsye, Paneli është i bindur se Raportet Serbe janë prima facie autentike”, thuhet në vendimin e Gjykatës Speciale.
Një numër provash që u pranuan në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, janë dokumente të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi (MUP).
“Duke iu kthyer Dokumenteve të Ndryshme Serbe, Paneli vëren se Provat e Propozuara 21, 25, 32 dhe 64 janë të datuara, mbajnë një numër reference dhe një mbishkrim nga Ministria e Brendshme Serbe, dhe identifikojnë autoritetet përkatëse lëshuese. Prova e Propozuar 32 është gjithashtu e vulosur dhe mban nënshkrimet e individëve që kanë marrë dokumentin. Përveç kësaj, Prova e Propozuar 46 mban një mbishkrim nga Ministria e Brendshme Serbe dhe tregon një datë dhe vend të lëshimit”, thuhet më tutje në dokument, raporton Nacionale.
Tjera dokumente, janë disa shënime të mbajtura në takimet e Komandës së ashtuquajtur të përbashkët për “Kosovën dhe Metohinë”. Kjo e ashtuquajtur komandë, kishte synim në kohën e luftës, planifikimin e operacioneve kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe e akuzuar nga Tribunali i Hagës për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë.
Pavarësisht kësaj, me referencën “Kosova e Metohija”, të gjitha këto, janë pranuar si dëshmi në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
“Për më tepër, në lidhje me Provën e Propozuar 47, Paneli vëren se: (i) faqet 03085485-03085513, 03085559-03085561, 03085564-03085565, 03085568-03085569, 03085572-03085575, 03085583-03085585, dhe 03085588-03085589 përmbajnë shënime në fletore me shënime mbi takimet e Komandës së Përbashkët të Kosovës dhe Metohisë, të cilat përfshijnë datat e zhvillimit të takimeve përkatëse, si dhe emrat e disa prej pjesëmarrësve në këto takime; dhe (ii) faqja 03085476 përmban faqen e parë të fletores. Për këto arsye, Paneli është i bindur se Dokumentet e Ndryshme Serbe janë prima facie autentike”, thuhet në vendim.
Prova të tjera të pranuara, përveç këtyre nga institucionet e Serbisë, përbëjnë artikuj të ndryshëm në media, libra, dokumente, që sipas gjyqtarëve, janë të rëndësishme pasi dëshmojnë për strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lidhur me rëndësinë e Provave të Propozuara 1-76, Paneli vëren parashtrimet e ZPS-së se ato lidhen me: (i) rolin dhe autoritetin e të Akuzuarve brenda UÇK-së dhe/ose Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (“PGoK”); 51 (ii) strukturën dhe organizimin e UÇK-së; 52 (iii) krime të caktuara të akuzuara në Aktakuzë; 53 (iv) krijimin dhe funksionimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (“SHP”); 54 (v) themelimi dhe funksionimi i PGoK-ut (qeverisë së përkohshme) dhe (vi) ekzistenca e një konflikti të armatosur dhe operacionet ushtarake përkatëse të UÇK-së. Më konkretisht, Paneli vëren se: (i) Provat e Propozuara 4-7, 10, 12-15,57 25, 31, 33,58 34, 37, 39, 40, 43-48, 53, 62, 63,59 66-69 dhe 76 përbëhen nga artikuj mediatikë nga shërbime të ndryshme transmetimi dhe mediatike që përmbajnë intervista me të Akuzuarit, duke diskutuar autoritetin, rolet dhe pozicionet e tyre brenda PGoK-ut ose SHP-së së UÇK-së, ose duke raportuar mbi deklaratat publike të bëra prej tyre mbi çështje diplomatike ose politike bashkëkohore”, thuhet në dokument.
U pranuan edhe disa video-klipe që përmbajtnë intervista me anëtarë të UÇK-së, për rolin dhe strukturën komanduese.
“Provat e Propozuara 80, 88 dhe 95 përbëhen nga një artikull dhe klipe video që kanë të bëjnë me krime të caktuara që dyshohet se janë kryer nga anëtarë të UÇK-së në prill 1998, mars 1999 dhe qershor 1999; dhe (iii) Provat e Propozuara 81, 83, 87, 101, 96 dhe 97 përbëhen nga një artikull dhe klipe video që përmbajnë intervista të anëtarëve të supozuar të UÇK-së dhe raporte lajmesh që lidhen me hierarkinë, strukturën dhe organizimin e UÇK-së”, thuhet më tutje.