Fisnik Asllani shënon në Bundesligë, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit. Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i...

Nëntor 8, 2026 - 22:00
Fisnik Asllani shënon në Bundesligë, gol pak ditë para grumbullimit me Kosovën

Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit.

Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.

Ky ishte goli i PARë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, por ka shënuar edhe në garat evropiane – ndërsa realizimi vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Kombëtaren e Kosovës.

Me këtë gol, 23-vjeçari vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tij janë një lajm i mirë edhe për përzgjedhësin Franco Foda para ndeshjeve të nëntorit.

Kosova luan ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.