Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para mbështetësve, komentoi zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian. Sipas Sali Berishës, fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën. […]

qershor 10, 2024 - 23:30
 0  12
Fitorja e partive të djathta në BE, Berisha: Rëndësi histori për Shqipërinë dhe të ardhmen drejt Evropës

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para mbështetësve, komentoi zgjedhjet e fundit për në Parlamentin Evropian.

Sipas Sali Berishës, fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, dje ishte një ditë e madhe për Europën. Forcat e qendrës së djathtë dhe të djathta triumfuan në mbarë Europën.

Sot, Partia Popullore Europiane u votëbesua nga qytetarët europianë për të mbajtur timonin e BE-së.

Qendra e djathtë evropiane doli dje nga zgjedhjet jo vetëm duke mbajtur pozicionet, por përkundrazi me një rritje të ndjeshme të përfaqësuesve të saj.

Fitorja e djeshme e partive të qendrës së djathtë ka një rëndësi historike për BE-në, të ardhmen e tij, por edhe për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë.

Asgjë në botë nuk do mund të pengojë PD-në pa përmbushur misionin e saj historik, përmbysjen e diktaturës së Edi Ramës. Qeveri teknike, zgjedhje të lira!”, tha Sali Berisha.