Bebe Rexha fut edhe tupanët gjatë performancës në Prishtinë derisa pyet se pse “shqiptarët janë çdoherë të pakënaqur”

Mbrëmë Bërnica, por edhe gjithë Prishtina morën ngjyrat e “SunnyHill Festival”. Një nga ngjarjet më të mëdha artistike që organizohet në vend, por edhe më gjerë mbrëmë pati natën e parë për këtë vit, e që pritet të vazhdohet edhe me netët e tjera e me artistë të tjerë. Dafina Zeqiri, Mozzik e shumë artistë […]

Korrik 27, 2024 - 01:30
 0  8
Bebe Rexha fut edhe tupanët gjatë performancës në Prishtinë derisa pyet se pse “shqiptarët janë çdoherë të pakënaqur”

Mbrëmë Bërnica, por edhe gjithë Prishtina morën ngjyrat e “SunnyHill Festival”.

Një nga ngjarjet më të mëdha artistike që organizohet në vend, por edhe më gjerë mbrëmë pati natën e parë për këtë vit, e që pritet të vazhdohet edhe me netët e tjera e me artistë të tjerë.

Dafina Zeqiri, Mozzik e shumë artistë të tjerë performuan mbrëmë në SunnyHill, por padyshim se Bebe Rexha ishte emrin kyç që mbrëmë mblodhi shumë njerëz.

Bebe Rexha e dashur shumë për publikun kosovar, por edhe për shumë të huaj që kishin ardhur në Prishtinë mbrëmë dha shumë dashuri, energji e pozitivitet në perfomancën e saj.

Bebe Rexha për asnjë moment nuk e la publikun të “largohet” nga vëmendja. Madje ajo morie dhe dikë nga publiku për të dhuruar më tepër show, derisa më vonë u hodh vetë në publik. Gjatë tërë kohës ajo bëri thirrje për kujdes e që të mos lëndohet ndokush shkaku i saj.

Artistja e njohur botërore madje tha se nuk e di se pse “shqiptarët janë çdoherë të pakënaqur dhe të palumtur”.

Bebe Rexha këndoi shumë prej hiteve të saj, ndërsa në një moment nuk la pa future pak nga tupanat, e që njihen si traditë e shqiptarëve.

Orkestra e saj organizoi shumë mirë këtë performancë saqë këta tupana tingëlluan për mrekulli me këngët e saj.