Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua dje se sulmi i tij ndaj Hamasit do të “ndryshonte Lindjen e Mesme” pasi Izraeli shtoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe ndërpreu atë nga ushqimi, uji, karburanti dhe furnizimet e tjera në hakmarrje për pushtimin e përgjakshëm që vrau qindra persona. “Si kryeministër i Izraelit, ju them […]

maj 14, 2024 - 08:00
 0  42
Hamasi kërcënon se do të vrasë pengjet për shkak të sulmeve izraelite
hamasi-kercenon-se-do-te-vrase-pengjet-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

hamasi-kercenon-se-do-te-vrase-pengjet-per-shkak-te-sulmeve-izraelite

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua dje se sulmi i tij ndaj Hamasit do të “ndryshonte Lindjen e Mesme” pasi Izraeli shtoi sulmet ajrore në Rripin e Gazës dhe ndërpreu atë nga ushqimi, uji, karburanti dhe furnizimet e tjera në hakmarrje për pushtimin e përgjakshëm që vrau qindra persona.

“Si kryeministër i Izraelit, ju them sinqerisht, ditë të vështira janë ende përpara nesh,” paralajmëroi Netanyahu në një fjalim televiziv të hënën. Në total, më shumë se 1600 njerëz kanë humbur jetën në këto ditë. Konkretisht, më shumë se 900 njerëz janë vrarë në Izrael, sipas autoriteteve.

Ndërsa numri i palestinezëve të vdekur u rrit në më shumë se 680, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Ushtria izraelite tha të hënën se ka marrë kryesisht kontrollin e pjesës jugore, por luftimet vazhdojnë të ashpra. Mbi 300,000 rezervistë janë vënë në gatishmëri për operacionin tokësor që Izraeli po përgatit.

Ndërkohë, Hamasi ngriti zërin të hënën pasi u zotua se do të nisë vrasjen e pengjeve nëse forcat izraelite vazhdojnë të synojnë civilët pa paralajmërim. “Ne do të fillojmë të ekzekutojmë një të burgosur izraelit për çdo bombardim të ri izraelit të shtëpive të civilëve, pa paralajmërim,” kërcënoi zëdhënësi i Hamasit.

Autoritetet izraelite besojnë se deri në 150 pengje po mbahen në Gaza. Hamasi tha të dielën se më shumë se 100 pengje po mbaheshin në Gaza, duke përfshirë oficerë të lartë të ushtrisë izraelite. Videot në mediat sociale tregojnë atë që duket se militantët rrëmbejnë shumë civilë, përfshirë fëmijë.

SHBA beson se amerikanët mund të jenë mes pengjeve. Ndërkohë, në Gaza, dhjetëra mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre ndërsa sulmet e vazhdueshme ajrore rrafshuan ndërtesat në qytet. Tanket dhe dronët izraelitë u vendosën për të ruajtur gardhin kufitar të Gazës për të parandaluar inkursione të mëtejshme./FrontOnline/