Fituesit e çmimeve “Golden Globe”
Spektakli i ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, i cili u mbajt të dielën në Beverly Hillton të Beverly Hillsit në Kaliforni, mblodhi yjet e Hollywoodit për të nisur sezonin e spektakleve për këtë vit. Projektet filmike “The Bear” dhe “Hacks” u shpallën fitues në kategoritë televizive, duke dëshmuar dominimin e këtyre serive. Filmi “Emilia Pérez” […]
Spektakli i ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, i cili u mbajt të dielën në Beverly Hillton të Beverly Hillsit në Kaliforni, mblodhi yjet e Hollywoodit për të nisur sezonin e spektakleve për këtë vit.
Projektet filmike “The Bear” dhe “Hacks” u shpallën fitues në kategoritë televizive, duke dëshmuar dominimin e këtyre serive.
Filmi “Emilia Pérez” ka arritur sukses të madh, duke fituar çmimet kryesore në kategorinë e filmave mjuzikëll dhe komedi, si dhe këngën origjinale më të mirë.
CNN ka bërë një përmbledhje të fituesve të çmimeve në edicionin e 82-të.
Televizion:
Aktori më i mirë në një seri televizive – mjuzikëll ose komedi: Jeremy Allen White për rolin në “The Bear”.
Aktorja më e mirë në një serie televizive – mjuzikëll ose komedi: Jean Smart për rolin në “Hacks”.
Aktori më i mirë në një seri televizive – dramë: Hiroyuki Sanada për rolin në “Shōgun”.
Aktorja më e mirë në një seri televizive – dramë: Anna Sawai për rolin në “Shōgun”.
Aktori më i mirë në një seri të limituar: Colin Farrell për rolin në “The Penguin”.
Aktorja më e mirë në një seri të limituar: Jodie Foster për rolin në “True Detective: Night Country”.
Seria më e mirë televizive – dramë: “Shōgun”.
Seria më e mirë televizive – mjuzikëll ose komedi: “Hacks”.
Seria e kufizuar më e mirë – antologji “Baby Reindeer”.
Aktorja më e mirë në rol mbështetës në televizion: Jessica Gunning për rolin në “Baby Reindeer”.
Aktori më i mirë në një rol mbështetës në televizion: Tadanobu Asano për rolin në “Shōgun”.
Performanca më e mirë në stand-up komedi në televizion: Ali Wong për “Single Lady”.
Filmi:
Filmi më i mirë – mjuzikëll ose komedi: “Emilia Pérez”.
Filmi më i mirë – dramë: “The Brutalist”.
Filmi më i mirë – jo-anglisht: “Emilia Pérez”.
Skenari më i mirë – film: “Conclave”.
Kënga origjinale më e mirë – film: “El Mal” nga “Emilia Pérez”.
Aktori më i mirë në një rol mbështetës në film: Kieran Culkin për rolin në “A Real Pain”.
Aktorja më e mirë në një rol mbështetës në film: Zoe Saldaña për rolin në “Emilia Pérez”.
Aktori më i mirë në një film mjuzikëll ose komedi: Sebastian Stan për rolin në “A Different Man”.
Aktorja më e mirë në një film mjuzikëll ose komedi: Demi Moore për rolin në “The Substance”.
Aktori më i mirë në një film dramë: Adrien Brody për rolin në “The Brutalist”.
Aktorja më e mirë në një film dramë: Fernanda Torres për rolin në “I’m Still Here”.
Regjisori më i mirë – film: Brady Corbet për regjinë e “The Brutalist”.
Filmi më i mirë për arritje kinematografike dhe sukses në arkat filmike: “Wicked”.
Filmi më i mirë animuar: “The Wild Robot”.
Kompozimi më i mirë origjinal: “Challengers”.