“Fluturon, fluturon”, së shpejti në Kanal10

Së shpejti në ekranin e Kanal10 vjen seriali më i ri vendor, “Fluturon, fluturon”. Ky prodhim, i realizuar në bashkëpunim mes Grejza, CBC dhe Kanal10, do t’i sjellë publikut një përmbajtje të re televizive argëtuese dhe emocionale. Seriali pritet të transmetohet së shpejti, duke u bërë pjesë e skemës programore me episode të rregullta për

Prill 2, 2026 - 15:30
“Fluturon, fluturon”, së shpejti në Kanal10
“fluturon,-fluturon”,-se-shpejti-ne-kanal10

“fluturon,-fluturon”,-se-shpejti-ne-kanal10

Së shpejti në ekranin e Kanal10 vjen seriali më i ri vendor, “Fluturon, fluturon”. Ky prodhim, i realizuar në bashkëpunim mes Grejza, CBC dhe Kanal10, do t’i sjellë publikut një përmbajtje të re televizive argëtuese dhe emocionale. Seriali pritet të transmetohet së shpejti, duke u bërë pjesë e skemës programore me episode të rregullta për shikuesit.

Një prodhim i ri mediatik do të ju shoqërojë së shpejti në ekranin e televizionit të gazetarëve në Kanal10.

Përveç emisioneve politike, argëtuese e sportive, shumë shpejt skemës programore të Kanal 10 do ti shtohet edhe seriali më i ri në vend.

Seriali vendor “Fluturon, fluturon…” do t’i sjellë publikut emocione, argëtim dhe një përvojë krejtësisht të veçantë.

Ky serial vjen si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet produksionit Grejza, CBC dhe televizionit Kanal10

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti, u shpreh entuziast për projektin, duke theksuar se publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një
përmbajtje unike dhe me shumë surpriza.

“I lumtur që sot kemi nënshkruar bashkëpunimin mes CBC, Grejza dhe JMP. Seriali “Fluturon, fluturon” do të jetë vetëm një nga superprodhimet që do të sjellë ky bashkëpunim dhe që do t’i ofrojë publikut mbarëshqiptar një adresë fantastike argëtimi dhe informimi. Në televizionin e 10 milionë shqiptarëve ne Kanal10”, ka thënë Ahmeti

Në anën tjetër, përfaqësuesit e produksioneve CBC dhe Grejza janë shprehur të lumtur për bashkëpunimin e ri që do të kenë me Kanal 10. Ata kanë premtuar se seriali do të ketë përmbajtje unike dhe argëtuese.

Seriali pritet të transmetohet së shpejti, duke u bërë pjesë e skemës programore me episode të rregullta për shikuesit, ndërsa publikut i mbetet të pres dhe të argëtohet pafund me të qeshura dhe shumë risi në përmbajtje të këtij seriali.