Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Pavarësisht të gjitha pengesave që hasën në vitin 2025 nga humbje vendesh pune që rivalizojnë ato të pandemisë, te përkeqësimi të toksicitetit në hapësirën online, apo dhe një qortim i caktuar presidencial drejtuar një gazetareje, duke evokuar një kafshë ferme  udhëheqëset dhe pararojat në listën e 100 Grave me Fuqi të Forbes 2025 rezistuan si shembuj të qëndrueshmërisë […]

dhjetor 12, 2025 - 12:30
 0
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Pavarësisht të gjitha pengesave që hasën në vitin 2025 nga humbje vendesh pune që rivalizojnë ato të pandemisë, te përkeqësimi të toksicitetit në hapësirën online, apo dhe një qortim i caktuar presidencial drejtuar një gazetareje, duke evokuar një kafshë ferme  udhëheqëset dhe pararojat në listën e 100 Grave me Fuqi të Forbes 2025 rezistuan si shembuj të qëndrueshmërisë në kohë të trazuara.

Në pesë e vendet e para të listës, janë 5 politikane. Duke nisur me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit europian, e pasuar në vend të dytë nga Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane dhe Sanae Takaichi, kryeministre e Japonisë, gruaja e parë në histori që drejtoi kombin me një PBB prej 4 trilion dollarësh, që plotëson podiumin në vendin e tretë.

Një tjetër kryeministre, italiania Giorgia Meloni renditet e katërta e ndjekur nga Claudia Sheinbaum, presidente e Meksikës. Lista e 22-të vjetore e Forbes e 100 Grave më të Fuqishme në Botë u përcaktua nga katër parametra kryesorë: paratë, media, ndikimi dhe sferat e ndikimit.

Për udhëheqësit politikë, u mor në konsideratë produkti i brendshme bruto dhe popullsia; për drejtuesit e korporatave, të ardhurat, vlerësimet dhe numri i punonjësve ishin kritike. Përmendja e emrit në media u analizua për të gjitha.

10 të parat në klasifikim:

  1.  Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
  2.  Christine Lagarde, Presidente e Bankës Qendrore Evropiane
  3.  Sanae Takaichi, Kryeministre e Japonisë
  4.  Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë
  5.  Claudia Sheinbaum, Presidente e Meksikës
  6.  Julie Sëeet, Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Accenture
  7.  Mary Barra, Drejtore Ekzekutive e General Motors
  8.  Jane Fraser, Drejtore Ekzekutive e Citigroup
  9.  Abigail Johnson, Presidente dhe Drejtore Ekzekutive e Fidelity Investments
  10. Lisa Su, Drejtore Ekzekutive e AMD