Formacioni i PDK-së – Xhaka garon me numrin 34
Babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granitit e Taulantit, Ragip Xhaka, për herë të parë do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai mendon se nga pozita e deputetit do të jetë urë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës në politikë dhe sport. Granit Xhaka është parë së fundi në një takim me kandidatin


Babai i dy futbollistëve shqiptarë, Granitit e Taulantit, Ragip Xhaka, për herë të parë do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai mendon se nga pozita e deputetit do të jetë urë lidhëse mes Zvicrës dhe Kosovës në politikë dhe sport.
Granit Xhaka është parë së fundi në një takim me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën, por Ragipi thotë se Graniti do të qëndroj larg politikës.
Ndryshe, Ragip Xhaka ka disa vite që është kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Zvicër.
Xhaka do të kandidojë me numrin 34. /KlanKosova