Kryeprokurori i Prokurorise Speciale, Blerim Isufaj nesër në konferencë për media
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, nesër me fillim nga ora 13:00 do të mbajë konferencë për media. Sonte, Kurti me emër e mbiemër e sulmoi kryeprokurorin Blerim Isufaj, madje duke i quajtur “kërminj” edhe prokurorët e tjerë që punojnë nën urdhërat e Isufajt. Nuk dihet nëse konferenca ka të bëjë me këto deklarime. E


Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, nesër me fillim nga ora 13:00 do të mbajë konferencë për media.
Sonte, Kurti me emër e mbiemër e sulmoi kryeprokurorin Blerim Isufaj, madje duke i quajtur “kërminj” edhe prokurorët e tjerë që punojnë nën urdhërat e Isufajt.
Nuk dihet nëse konferenca ka të bëjë me këto deklarime.
E plotë:
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se të hënën, 30 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 13:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në sallën në katin e III, në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Rr. Luan Haradinaj, Prishtinë.
Ftohen përfaqësuesit e interesuar të mjeteve të informimit publik që ta përcjellin këtë ngjarje!