Formohet nëndega e BDI-së në Gllumovë, zgjidhet kryetari i ri
Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka njoftuar se në Gllumovë është mbajtur Kuvendi zgjedhor për formimin e nëndegës së partisë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe The post Formohet nëndega e BDI-së në Gllumovë, zgjidhet kryetari i ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputeti i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka njoftuar se në Gllumovë është mbajtur Kuvendi zgjedhor për formimin e nëndegës së partisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Degës së Sarajit, Iljas Veseli, si dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Besnik Rameti, së bashku me aktivistë lokalë.
Sipas Bexhetit, procesi u zhvillua në një atmosferë pune dhe angazhimi, ndërsa për kryetar të nëndegës u zgjodh Refet Alija.
Ai theksoi se formimi i kësaj nëndege përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të strukturave të partisë në terren dhe rritjes së përfaqësimit të qytetarëve, duke shtuar se mobilizimi i vazhdueshëm mbetet kyç për arritjen e synimeve të përbashkëta. Gazeta Flaka
The post Formohet nëndega e BDI-së në Gllumovë, zgjidhet kryetari i ri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .