Fronti Evropian – Fronti Kombëtar: Zgjedhjet e Tetorit – Referendum popullor!

Zgjedhjet lokale të Tetorit në Maqedoninë e Veriut po marrin formën e një referendumi politik dhe kombëtar, ku sipas përfaqësuesve të Frontit Evropian dhe Frontit Kombëtar, qytetarët shqiptarë do të The post Fronti Evropian – Fronti Kombëtar: Zgjedhjet e Tetorit – Referendum popullor! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 20, 2025 - 00:30
 0  5
Fronti Evropian – Fronti Kombëtar: Zgjedhjet e Tetorit – Referendum popullor!

Zgjedhjet lokale të Tetorit në Maqedoninë e Veriut po marrin formën e një referendumi politik dhe kombëtar, ku sipas përfaqësuesve të Frontit Evropian dhe Frontit Kombëtar, qytetarët shqiptarë do të vendosin mes dy drejtimesh: rrugës drejt barazisë dhe integrimit në BE, apo margjinalizimit dhe izolimit nën ndikimin e nacionalizmit maqedonas.

Pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Reçicë të Madhe, partia deklaroi se është zhvilluar një debat thelbësor për sfidat që i presin shqiptarët. “A do të mbrojmë vlerat e barazisë, dinjitetin institucional të komunitetit shqiptar dhe perspektivën evropiane, apo do të normalizojmë poshtërimin, margjinalizimin dhe izolimin?”, thuhet në deklaratën e BDI-së.

Kryesia e BDI-së ka vendosur njëzëri mbështetjen e plotë për Ali Ahmetin, për të intensifikuar përpjekjet për unifikimin e forcave progresive, si në Frontin Evropian ashtu edhe në Frontin Kombëtar, me synimin e fitores së madhe të përbashkët.

Pas mbledhjeje së zhvilluar në selinë qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Bujar Osmani, ka dhënë një porosi të qartë përmes një postimi në Facebook: “Bashkë!”

Mbledhja kishte për qëllim koordinimin për zgjedhjet lokale të Tetorit, me synimin për të dalë në një front të përbashkët shqiptar, përfshirë partitë e tjera që janë pjesë e Frontit Evropian dhe Aleancën për Shqiptarët të udhëhequr nga Arben Taravari.

Ky është një sinjal i qartë për bashkimin e spektrit politik shqiptar në zgjedhjet vendore, si vazhdimësi e angazhimit për forcimin e përfaqësimit dhe unitetit politik.

Në vijim priten edhe takime të tjera koordinuese për konkretizimin e marrëveshjeve parazgjedhore në nivel komunal. 

Ndërkohë, deputeti i Frontit për Europë dhe kryetar i Partisë Popullit, Skender Rexhepi, duke komentuar zgjedhjet lokale dhe përfoljen për një mbështetje të mundshme të VLEN-it nga ana e Hristijan Mickoskit, u shpreh se shqiptarët tashmë janë vetëdijësuar dhe nuk do të lejojnë nënçmim politik.

“Shqiptarët nuk mund t’i kapësh për veshi, nuk mund t’ua vendosësh Stoilkoviqin mbi kokë dhe aq më pak t’i nënçmosh dhe degradosh,” theksoi Rexhepi.

Në të njëjtën linjë, Blerim Bexheti, deputet dhe funksionar i lartë i BDI-së, ka reaguar ndaj zërave për gjoja pakënaqësi brenda strukturave të partisë në Saraj. Në një deklaratë për media, ai theksoi rolin qendror dhe të pazëvendësueshëm të Ali Ahmetit.

“Ali Ahmeti është themeluesi i vizionit politik shqiptar në Maqedoni. Në çdo periudhë vendimtare, ai është ai që udhëheq, udhëzon dhe vendos,” tha Bexheti, duke i cilësuar spekulimet për tensione të brendshme si të pavërteta dhe të motivuara politikisht.

Ai shtoi se çdo vendim strategjik në BDI është i pandashëm nga vizioni i liderit historik, duke e përshkruar Ahmetin si busullën politike të shqiptarëve dhe garancinë e qëndrueshmërisë. Flaka Media

The post Fronti Evropian – Fronti Kombëtar: Zgjedhjet e Tetorit – Referendum popullor! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .