Fronti Evropian dhe VMRO-DPMNE pretendojnë fitore bindëse në zgjedhjet e Tetorit
Me afrimin e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, skena politike në Maqedoninë e Veriut po nxehet. Kryetari i partisë Populli, Skender Rexhepi, ka deklaruar The post Fronti Evropian dhe VMRO-DPMNE pretendojnë fitore bindëse në zgjedhjet e Tetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Me afrimin e zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, skena politike në Maqedoninë e Veriut po nxehet. Kryetari i partisë Populli, Skender Rexhepi, ka deklaruar se Fronti për Europë do të jetë fitues absolut, duke theksuar se shqiptarët tashmë janë mobilizuar për të ndalur të keqen dhe për të përzgjedhur rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Shqiptarët nuk mund të jenë peng i nacionalizmit maqedonas. Dëmin që po i shkaktojnë maqedonasit këtij shteti do ta paguajnë të gjithë qytetarët, por shqiptarët nuk pranojnë të paguajnë një çmim për të cilin nuk janë fajtorë,” deklaroi Rexhepi.
Në anën tjetër, edhe VMRO-DPMNE shfaq besim të lartë në një rezultat të fuqishëm në këto zgjedhje. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandër Nikolloski, në një intervistë për Kanal 5, u shpreh optimist për një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara lokale.
“Jemi më mirë se në zgjedhjet e vitit të kaluar dhe presim rezultat shumë më të mirë. Nuk është joreale që opozita të lëvizë prej zero deri në maksimum tre kryetarë komunash,” deklaroi Nikolloski.
Për Qytetin e Shkupit, ai theksoi se partia do të dalë me një zgjidhje partiake, duke u bazuar në përvojën nga e kaluara.
Ndërkohë, edhe kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se kandidati për Shkupin do të bëhet publik në mes të muajit korrik, ndërsa nëpërmendet disa emra që kanë dalë në anketat e brendshme të partisë.
The post Fronti Evropian dhe VMRO-DPMNE pretendojnë fitore bindëse në zgjedhjet e Tetorit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
