Fshatrat e Suharekës nën zjarre, Bali Muharremaj në terren me banorët dhe zjarrfikësit

Qyteti i Suharekës është rrethuar nga një mori zjarresh që kanë shpërthyer në disa fshatra të asaj zone të vendit, gjatë ditës së sotme e që kanë shkaktuar shqetësim për banorët. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, është duke u dalë në ndihmë qytetarëve dhe zjarrfikësve për të fikur zjarret, dhe për t’i futur ato

Korrik 26, 2025 - 20:30
 0
Fshatrat e Suharekës nën zjarre, Bali Muharremaj në terren me banorët dhe zjarrfikësit
Fshatrat e Suharekës nën zjarre, Bali Muharremaj në terren me banorët dhe zjarrfikësit

Fshatrat e Suharekës nën zjarre, Bali Muharremaj në terren me banorët dhe zjarrfikësit

Qyteti i Suharekës është rrethuar nga një mori zjarresh që kanë shpërthyer në disa fshatra të asaj zone të vendit, gjatë ditës së sotme e që kanë shkaktuar shqetësim për banorët.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, është duke u dalë në ndihmë qytetarëve dhe zjarrfikësve për të fikur zjarret, dhe për t’i futur ato nën kontroll.

Pamje të publikuara nga Suhareka Online në Facebook tregojnë situatën alarmante në terren, ku qytetarët, në bashkëpunim me zjarrfikësit, po bëjnë përpjekje për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Zjarret kanë përfshirë fshatrat Dubravë, Sallagrazhdë,  Mushtisht, Sopi dhe Shirokë.