FSK konfirmon përkushtimin e saj për mikpritje dhe pjesëmarrje në ushtrimin “DEFENDER EUROPE 25”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim zëvendësshefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), Chris A. McKinney. Gjeneral McKinney u shoqërua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. E sipas një njoftimi nga


Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim zëvendësshefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM J5/8), Chris A. McKinney.
Gjeneral McKinney u shoqërua nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
E sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, thuhet se të dy gjeneralët diskutuan për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara si dhe rritjen e këtij bashkëpunimi në të ardhmen. FSK konfirmoi përkushtimin e saj përmes zotimit për mikpritje dhe pjesëmarrje në ushtrimin shumëkombësh “DEFENDER EUROPE 25” që realizohet nën kupolën e Komandës Evropiane.
“Gjeneral Jashari edhe njëherë deklaroi se zhvillimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu theksoi kontributin e madh të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e dhënë si partner strategjik në ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjeneral Jashari diskutoi edhe realizimin e aspiratave të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Në fund të takimit, Gjeneral McKinney ritheksoi gatishmërinë e Komandës Evropiane për të mbështetur FSK-në, në rrugën e saj për zhvillim të mëtutjeshëm përmes ushtrimeve, trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të përbashkëta”, thuhet tutje në njoftim.
“Kjo vizitë zyrtare rikonfirmon bashkëpunimin që Forca e Sigurisë së Kosovës ka me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.