Abdixhiku takon Forumin e Gruas: Në qeverinë e ardhshme të LDK-së gratë do të jenë në pozita kyçe të vendimmarrjes

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me gratë e Forumit të Gruas të LDK-së. Abdixhiku vlerësoi lart kontributin e grave të LDK-së në këtë fushatë. Ai shtoi se lista e Lidhjes Demokratike për deputete në këto zgjedhje “është dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për

shkurt 6, 2025 - 02:00
 0  5
Abdixhiku takon Forumin e Gruas: Në qeverinë e ardhshme të LDK-së gratë do të jenë në pozita kyçe të vendimmarrjes
abdixhiku-takon-forumin-e-gruas:-ne-qeverine-e-ardhshme-te-ldk-se-grate-do-te-jene-ne-pozita-kyce-te-vendimmarrjes

abdixhiku-takon-forumin-e-gruas:-ne-qeverine-e-ardhshme-te-ldk-se-grate-do-te-jene-ne-pozita-kyce-te-vendimmarrjes

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me gratë e Forumit të Gruas të LDK-së.

Abdixhiku vlerësoi lart kontributin e grave të LDK-së në këtë fushatë. Ai shtoi se lista e Lidhjes Demokratike për deputete në këto zgjedhje “është dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për fuqizimin e grave në politikë.”

“Lista jonë për deputetë në këto zgjedhje është dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për fuqizimin e grave në politikë. Kemi numrin më të madh të grave kandidate për zgjedhje në historinë e LDK-së – gra profesioniste, të përgatitura dhe të vendosura për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të mirë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku u zotua se në qeverinë e ardhshme të udhëhequr nga LDK, gratë do të luajnë një rol kyç në procesin e vendimmarrjes dhe drejtimin e institucioneve shtetërore.

“Por kjo nuk ndalet vetëm në Kuvend! Në qeverinë e ardhshme të LDK-së, gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes. Ato do të drejtojnë dikasteret më të rëndësishme të qeverisë, do të udhëheqin reformat në arsim, drejtësi, ekonomi, shëndetësi dhe kulturë. Profesionalizmi, përkushtimi dhe aftësitë e tyre do të jenë vet themeli i konsolidimit të shtetit, i forcimit të institucioneve dhe i rritjes së mirëqenies për çdo qytetar.” – tha Abdixhiku mes tjerash.