Furkan Saliu denoncon diskriminim dhe nacionalizëm në konviktin e studentëve në Shkup

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan rikthim të praktikave diskriminuese dhe nacionaliste në institucionet shtetërore. Ai paralajmëron se pas shkrimeve të tij mund të akuzohet The post Furkan Saliu denoncon diskriminim dhe nacionalizëm në konviktin e studentëve në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 26, 2025 - 19:30
 0
Furkan Saliu denoncon diskriminim dhe nacionalizëm në konviktin e studentëve në Shkup

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj asaj që e quan rikthim të praktikave diskriminuese dhe nacionaliste në institucionet shtetërore. Ai paralajmëron se pas shkrimeve të tij mund të akuzohet si “nacionalist” ose si nxitës përçarjeje ndëretnike, por shton se nuk mund të heshtë para këtij realiteti:

“Nuk mund të hesht, edhe nëse pak vlen fjala ime, kur shihet qartë se shteti po kthehet në kohën e Gruevskit dhe se çdo dështim shtetëror po menaxhohet duke i ushqyer maqedonasit me anti-shqiptarizëm,” tha Saliu.

Ai denoncon se në konviktin shtetëror për studentë “Tome Stefanovski Seniq” është organizuar festa për Vitin e Ri ku studentët shqiptarë nuk janë ftuar, ndërkohë që më parë kjo ka qenë një festë inkluzive dhe e përbashkët:

“Paramendoni deri ku shkon budallakia dhe urrejtja ndaj shqiptarëve… Më herët kjo festë ka qenë për të gjithë studentët, tani është shndërruar në një festë për shfryrje të nacionalizmit dhe urrejtjes,” deklaroi Saliu.

Gazetari shton se drejtori i konviktit Ivan Simonovski ka larguar të gjitha mbishkrimet në dy gjuhë dhe ka ndaluar punonjësit shqiptarë të flasin në gjuhën shqipe:

“Nëse Kryeministri e kishte seriozisht kur, gjatë fushatës, thoshte se nuk na duhet urrejtje, atëherë nesër duhet ta shkarkojë drejtorin Ivan Simonovski. Por e di që pas këtij shkrimi ai do të jetë ‘fraer’ në parti dhe në fshatin e tij.”

Ky reagim vjen në një moment kur shqetësimet për diskriminim dhe tendenca nacionaliste në institucionet shtetërore po shtohen, sidomos ndaj komunitetit shqiptar, duke rritur tensionet ndëretnike dhe shqetësimin publik. Gazeta Flaka

The post Furkan Saliu denoncon diskriminim dhe nacionalizëm në konviktin e studentëve në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .