Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi po ashtu për Klankosova.tv se seanca dëgjimore […]

Mars 13, 2026 - 09:30
 0
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti.

Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimet për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim të pasurisë.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, konfirmoi po ashtu për Klankosova.tv se seanca dëgjimore pritet të zhvillohet sot në orën 09:30.