Furkan Saliu: Problemi nuk është ligji, por frika e VLEN-it për të mos e nervozuar Mickoskin

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të përfaqësuesve të VLEN-it në pushtet lidhur me provimin e jurisprudencës dhe përdorimin e gjuhës shqipe, duke i cilësuar ato si të The post Furkan Saliu: Problemi nuk është ligji, por frika e VLEN-it për të mos e nervozuar Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 8, 2026 - 17:30
 0
Furkan Saliu: Problemi nuk është ligji, por frika e VLEN-it për të mos e nervozuar Mickoskin

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të përfaqësuesve të VLEN-it në pushtet lidhur me provimin e jurisprudencës dhe përdorimin e gjuhës shqipe, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe politikisht të rrezikshme.

“SITUATË e çmendur dhe qëndrime politike që kurrë nuk kisha menduar se do t’i dëgjoja për provimin e jurisprudencës nga një politikan shqiptar,” shkruan Saliu.

Sipas tij, eksponentë të VLEN-it insistojnë se ligji nuk është i qartë dhe nuk përcakton nëse provimi i jurisprudencës duhet të jepet edhe në gjuhën shqipe, duke shkuar deri aty sa të mohojnë edhe ekzistencën e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Madje shkojnë aq larg sa thonë se ligji për përdorimin e gjuhëve nuk ekziston,” thekson ai.

Saliu kritikon edhe sulmet ndaj ambasadorit shqiptar, duke rikujtuar se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e obligon atë të mbrojë interesat e shqiptarëve edhe jashtë kufijve të shtetit amë.

Ndërkohë, ai vë në dukje kontradiktën mes qëndrimeve të VLEN-it dhe deklaratës së Kryeministrit.

“Kryeministri thotë se ligji e sanksionon qartë këtë çështje dhe se, nëse dikush kërkon që provimin ta japë në gjuhën shqipe, kjo duhet t’i mundësohet,” shkruan Saliu.

Sipas tij, problemi nuk është ligjor, por politik.

“Problemi nuk është te ligji, por te pasiguria e partisë në pushtet. Janë aq të kujdesshëm me deklaratat publike, për të mos e nervozuar shefin, sa që janë të gatshëm të mohojnë edhe atë që është e shkruar në ligj.”

Ai shton se menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit, përfaqësuesit e VLEN-it dolën për të marrë merita për një çështje që, sipas tij, e kishin para syve, por nuk guxonin ta shihnin.

“Mosni, o njerëz, se pushteti është i përkohshëm. Mosni, se do të vijë dita kur njerëzit do t’ju pështyjnë në fytyrë në rrugë,” paralajmëron Saliu.

Duke e zgjeruar kritikën, gazetari rendit një sërë problemesh serioze që, sipas tij, po prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut:

“Nuk kemi zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes. Ligji për balancerin nuk është askund. Kultura shqiptare po masakrohet. Po ndodh pastrim i madh i shqiptarëve nga strukturat e sigurisë. Në sektorët që përcaktojnë politikat ekonomike nuk ka zë shqiptar.”

Ai thekson se politika e jashtme është monopolizuar nga Mickoski, eurointegrimet janë të bllokuara, ndërsa NATO ka kërkesa të drejtpërdrejta për largime nga hierarkia e ushtrisë.

“VMRO-DPMNE po bëhet gati të vendosë në pozitën e prokurorit republikan një njeri të regjimit,” shton ai, duke përmendur edhe gjendjen në pikat kufitare si tregues të degradimit institucional.

Në fund, Saliu hedh poshtë arsyetimin e shpeshtë të VLEN-it me të kaluarën e BDI-së.

“Mos e mashtroni popullin me arsyetimin: ‘Çfarë ka bërë BDI në 20 vitet e kaluara’. Kot është, kur për vetëm një vit qeverisjeje i amnistuat komplet.”

Ai i bën thirrje të drejtpërdrejtë VLEN-it që të dëshmojë pavarësi politike.

“Urdhëroni, dorëzoni interpelancë në Kuvend pa konsultime me shefin Mickoski. Tregoni se çështja e provimit ishte vetëm një moment hutie dhe se keni politikë autentike, ku vendimet i merrni vetë. Jo o taj, a?” Gazeta Flaka

The post Furkan Saliu: Problemi nuk është ligji, por frika e VLEN-it për të mos e nervozuar Mickoskin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .