Aleanca për Shqiptarët: Provimi i jurisprudencës në shqip – një e drejtë e fituar nga studentët
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi se provimi i jurisprudencës duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me The post Aleanca për Shqiptarët: Provimi i jurisprudencës në shqip – një e drejtë e fituar nga studentët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili konfirmoi se provimi i jurisprudencës duhet të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Flaka
“Kjo përbën një fitore të drejtë dhe të merituar për studentët shqiptarë, të cilët me këmbëngulje dhe iniciativë qytetare kërkuan respektimin e të drejtave të tyre ligjore dhe kushtetuese,” tha Aleanca për Shqiptarët.
Partia thekson se mbështet çdo iniciativë që forcon barazinë dhe garanton përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e shtetit. “Studentët shqiptarë dëshmuan se dinjiteti dhe mbrojtja e të drejtave ligjore nuk janë të negociueshme. Aleanca për Shqiptarët do të jetë gjithmonë në krah të tyre dhe do të mbështesë çdo veprim institucional që siguron barazi dhe respektim të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,” vijon deklarata. Gazeta Flaka
The post Aleanca për Shqiptarët: Provimi i jurisprudencës në shqip – një e drejtë e fituar nga studentët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .