Garda e re e Ali Ahmetit në krye të BDI-së

Kongresi i sotëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka sjellë rikonfigurim të dukshëm të strukturave drejtuese të partisë, me emra të rinj në pozita kyçe dhe me mungesë të një The post Garda e re e Ali Ahmetit në krye të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 20, 2025 - 17:30
 0
Garda e re e Ali Ahmetit në krye të BDI-së

Kongresi i sotëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ka sjellë rikonfigurim të dukshëm të strukturave drejtuese të partisë, me emra të rinj në pozita kyçe dhe me mungesë të një numri figurash të njohura nga Kryesia Qendrore.

Arbër Ademi është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, ndërsa Nebi Rexhepi do të ushtrojë funksionin e Sekretarit Organizativ. Posti i Nënkryetarit të parë i është besuar Bujar Osmanit.

Ndërkohë, nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Faton Ahmeti nga Tetova, Erkan Arifi nga Dega e Likovës, Arbana Pashollu nga Dibra si dhe Arta Bilalli Zendeli nga Dega e Gostivarit, duke reflektuar përfaqësim rajonal dhe gjinor në strukturat e reja.

Këshilli i ri i përgjithshëm, i zgjedhur në kuadër të Kongresit, ka votuar edhe përbërjen e Kryesisë Qendrore, në të cilën vërehet mungesa e disa figurave të vjetra dhe me peshë politike, si Sadulla Duraku, Talat Xhaferi, Blerim Bexheti, Fatmir Dehari, Nazim Bushi, Resi Abdurrahmani, Shaban Memeti, Ejup Rustemi, Musa Xhaferi, Xhevat Ademi dhe Ejup Alimi.

Ky konfigurim i ri shihet si sinjal për ndryshime të brendshme dhe ripozicionim politik të BDI-së në prag të sfidave të ardhshme politike. Gazeta Flaka

Lexo: Fjalimi i Ali Ahmetit: BDI forcon unitetin, drejtësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm| VIDEO

The post Garda e re e Ali Ahmetit në krye të BDI-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .