Gashi: Është fuqizu gruaja, sot ka shumë shkurorzime, mirëpo duhet sakrifikuar për familjen
E ftuar në emisionin “Pika e Ditës” në Kanal 10, avokatja Fehmije Gashi theksoi se martesa shpesh ndryshon rrjedhën e saj me lindjen e fëmijëve, duke rritur ndjeshëm përgjegjësinë e prindërve. Ajo u shpreh se si nënë e ndien të drejtën të flasë për këtë çështje, duke theksuar se jo vetëm përvoja personale, por edhe


E ftuar në emisionin “Pika e Ditës” në Kanal 10, avokatja Fehmije Gashi theksoi se martesa shpesh ndryshon rrjedhën e saj me lindjen e fëmijëve, duke rritur ndjeshëm përgjegjësinë e prindërve.
Ajo u shpreh se si nënë e ndien të drejtën të flasë për këtë çështje, duke theksuar se jo vetëm përvoja personale, por edhe studime ndërkombëtare tregojnë rëndësinë e fëmijëve në qëndrueshmërinë e martesave. Sipas saj, rreth 70% e martesave në botë mbahen falë fëmijëve.
Gashi theksoi se në Kosovë ende ekziston mendësia që martesa duhet të zgjasë deri në fund, gjë që sipas saj është pozitive, ndonëse kohët e fundit kjo vlerë po sfidohet nga rritja e rasteve të shkurorëzimeve.
Ajo u shpreh në mbështetje të fuqizimit të gruas, por njëkohësisht nënvizoi se familja mbetet një institucion i shenjtë. “Në momentin kur vijnë fëmijët, përgjegjësia prindërore bëhet shumë e madhe dhe kërkon sakrificë. Fëmijët janë kuptimi i jetës dhe arsyeja kryesore për të ruajtur familjen”, tha Gashi.
