Gashi, Sali e Konjufca: Të forcohen lidhjet RMV-Kosovë, synojmë integrimin evropian të vendeve tona

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me Zëvendës Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, zhvilluan një takim miqësor me Nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Siç njoftuan nga parlamenti, takimi kishte si fokus diskutimin mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe nevojën për konstituimin e shpejtë të institucioneve për të siguruar stabilitet dhe avancim. Gashi theksoi […]

Jan 4, 2026 - 18:30
 0
Gashi, Sali e Konjufca: Të forcohen lidhjet RMV-Kosovë, synojmë integrimin evropian të vendeve tona

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me Zëvendës Kryeministrin e Parë, Bekim Sali, zhvilluan një takim miqësor me Nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Siç njoftuan nga parlamenti, takimi kishte si fokus diskutimin mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe nevojën për konstituimin e shpejtë të institucioneve për të siguruar stabilitet dhe avancim.

Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në një kohë të tillë dhe diskutoi sfidat dhe mundësitë që ofrojnë rrethanat gjeopolitike.

“U pajtuam të vazhdojmë të punojmë fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve tona, me qëllim të kontribuimit në zhvillimin dhe integrimin europian të vendeve tona,” tha Gashi.

Në njoftimin e kuvendit u tha se ky takim reflekton angazhimin e institucioneve për të përmirësuar bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal.