Gazetari Alban Selimi përzgjedhet Udhëheqës i Zyrës për Media të SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Informim, të cilin e ka fituar gazetari Alban Selimi. Selimi, deri më tani redaktor i redaksisë hulu...

tetor 21, 2026 - 21:30
Gazetari Alban Selimi përzgjedhet Udhëheqës i Zyrës për Media të SHSKUK-së

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka publikuar rezultatet e konkursit për pozitën e udhëheqësit të Divizionit për Informim, të cilin e ka fituar gazetari Alban Selimi.

Selimi, deri më tani redaktor i redaksisë hulumtuese në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pritet të marrë përgjegjësinë për koordinimin e komunikimit institucional dhe informimin e publikut për aktivitetet e SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore që funksionojnë në kuadër të tij.

Ai ka përfunduar studimet në gazetari dhe masterin në menaxhim shëndetësor, ndërsa është kandidat për doktoratë në drejtimin e marketingut. Krahas angazhimit në gazetari, është profesor në Kolegjin AAB dhe konsulent në Odën e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK).

Gjatë karrierës në gazetarinë hulumtuese, Selimi është vlerësuar me disa çmime vendore dhe ndërkombëtare. /Gazeta Shneta


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.