Goditje për Interin, lendohet ylli i madh i ekipit

Ange-Yoan Bonny do të mungojë rreth katër javë për shkak të një lëndimi muskulor të pësuar në ndeshjen ndaj Comos. Sulmuesi i Interit iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore në klinikën Humanitas në Rozzano, ku u konstatua një problem në mu...

Nëntor 10, 2026 - 19:00
Goditje për Interin, lendohet ylli i madh i ekipit

Ange-Yoan Bonny do të mungojë rreth katër javë për shkak të një lëndimi muskulor të pësuar në ndeshjen ndaj Comos.

Sulmuesi i Interit iu nënshtrua sot ekzaminimeve mjekësore në klinikën Humanitas në Rozzano, ku u konstatua një problem në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë.

Sipas raportimeve të Sky Sport, futbollisti pritet të qëndrojë jashtë fushave për 3-4 javë dhe rikthimi i tij parashikohet në fillim të dhjetorit.

Kështu, Cristian Chivu do të jetë pa shërbimet e sulmuesit për disa ndeshje të rëndësishme, ndërsa Bonny do të humbasë edhe dy angazhimet e kombëtares së Bregut të Fildishtë ndaj Gambisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.