Geer: RMV-ja duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së

“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të […]

qershor 11, 2024 - 16:01
 0  3
Geer: RMV-ja duhet të harmonizojë legjislacionin me standardet e BE-së

“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen”.

Këtë e tha ambasadori i BE-së në vend David Geer. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Geer theksoi se prodhimi në Maqedoninë e Veriut në masë të madhe varet nga importi i lëndëve djegëse fosile – gazi, qymyri, derivatet e naftës të cilat janë subjekt i luhatjeve të çmimeve, si dhe ndërprerjeve të mundshme rreth furnizimit.

Sipas tij, kriza ka treguar se është mirë të kemi një treg energjetik funksional, i cili do të ofrojë shërbime cilësore, siguri në furnizim, por edhe çmime të kapshme dhe kjo do të thotë se duhet të investuar shumë. Geer tha se tranzicioni i gjelbër kërkon zgjidhje të zgjuara.

Procesi, tha ai, nuk është as i lehtë dhe as i shpejtë dhe është shumë e rëndësishme që kalimi nga lëndët djegëse fosile në energjinë e gjelbër të ndodhë në mënyrë të drejtë. Ai theksoi se të gjithë ata që punojnë në sektorin e energjetikës do të duhet të kalojnë trajnime të reja dhe të zotërojnë aftësi të reja.

“Gjithçka që përmenda tani duhet të përfshihet në listën e gjatë të punëve që duhen përmbushur. Duke parë përpara, ne duhet të avancojmë mundësitë ekzistuese. Maqedonia e Veriut ka shumë resurse natyrore, erë, ujë, diell dhe ka një potencial të madh për t’i ushqyer këto burime të rinovueshme. Është i nevojshëm një koordinim efektiv mes institucioneve dhe të gjithë aktorëve përkatës, të mbështetur nga resurset njerëzore dhe financiare. E di që kjo do të jetë një sfidë e madhe për qeverinë e re. Do të jetë shumë e rëndësishme që legjislacioni nacional të harmonizohet urgjentisht me standardet më të reja të BE-së dhe legjislacionin evropian për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, për të ecur në hap me trendët e zhvillimit të BE-së”, tha Geer.