Gërvalla uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paçi dritë në shpirt dhe shpresë të ripërtërirë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe mirëqenieje për të gjithë. Përmes një postimi publik, ajo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për besimtarët ortodoksë në vend dhe në mbarë botën. “Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin dhe në mbarë

Prill 12, 2026 - 12:00
Gërvalla uron besimtarët ortodoksë për Pashkët: Paçi dritë në shpirt dhe shpresë të ripërtërirë
gervalla-uron-besimtaret-ortodokse-per-pashket:-paci-drite-ne-shpirt-dhe-shprese-te-riperterire

gervalla-uron-besimtaret-ortodokse-per-pashket:-paci-drite-ne-shpirt-dhe-shprese-te-riperterire

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe mirëqenieje për të gjithë.

Përmes një postimi publik, ajo theksoi rëndësinë e kësaj dite të shenjtë për besimtarët ortodoksë në vend dhe në mbarë botën.

“Besimtarë ortodoksë në të gjithë vendin dhe në mbarë botën kremtojnë sot festën e shenjtë të Pashkës,” ka shkruar Gërvalla.

Ajo ka uruar që kjo festë të sjellë begati dhe qetësi në çdo familje.

“Pashkë të bardha e të bekuara për çdo familje e çdo shtëpi. Paçi dritë në shpirt, forcë në zemër dhe shpresë të ripërtërirë çdo ditë të jetës suaj.”

Në fund, ministrja ka përmbyllur urimin e saj me fjalët: “Pashkë të gëzuara, për shumë mot, me vite të mbara përpara!”