Gjendet një person i vdekur në Shkrel të Rugovës, Policia jep detaje
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazeta10 se trupi i pajetë është gjetur në një pyll rreth orës 15:19. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës. “Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të


Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës.
Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Gazeta10 se trupi i pajetë është gjetur në një pyll rreth orës 15:19.
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.
“Policia është njoftuar nga një qytetar se ka hasur në një trup të pajetë në pyll. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet kompetente të policisë dhe janë duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi./Gazeta10