Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë
Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie. Në vendin e ngjarjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e Z.S., 61-vjeçar. Rastin për Front Onlin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një


Sot në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person është gjetur pa ndjenja në një oborr shtëpie.
Në vendin e ngjarjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e Z.S., 61-vjeçar.
Rastin për Front Onlin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar . Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi u pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Veseli