Gjesti e ngacmon duke e gjuajtur me jastëk, Laerti humb durimin dhe çohet i nervozuar ta ndjekë nëpër oborr: Boll pra, budalla
Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 vazhdon të sjellë tensione mes banorëve, dhe së fundmi, një përplasje ka ndodhur mes aktorit Laert Vasili dhe reperit Gjesti. Gjithçka nisi në oborrin e shtëpisë, kur Gjesti dhe Jozi morën jastëkë dhe nisën të godisnin me shaka Valbonën dhe Laertin. Por ndërsa situata filloi si një lojë […]

Gjithçka nisi në oborrin e shtëpisë, kur Gjesti dhe Jozi morën jastëkë dhe nisën të godisnin me shaka Valbonën dhe Laertin. Por ndërsa situata filloi si një lojë e zakonshme mes banorëve, Laerti nuk e mori mirë këtë veprim.
Në një moment, aktori humbi durimin, u ngrit me nervozizëm dhe nisi të ndjekë Gjestin nëpër oborr.
Reperi arriti t’i shpëtonte, por u vu re qartë se Laerti ishte mjaft i irrituar nga situata dhe shqetësimi që po i shkaktonte Gjesti duke e goditur vazhdimisht me jastëk.
“Boll pra, boll po të them, budalla”, u dëgjua aktori duke i thënë konkurrentit nga Kosova në nervozizëm e sipër pas këtij momenti.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse ky tension do të ndikojë në dinamikën mes dy konkurrentëve në ditët në vijim.