Gjesti për Xhenetën: As sytë nuk ka me mi pa, nuk kam punë me të

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Në finale janë katër personazhe: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako. Në ditën e sotme (e enjte), këngëtari pejan ka folur për ish-partneren e tij Xheneta Fetahun. Foto: Screenshot/X Ai thekson se kur të dalë jashtë […]

Prill 17, 2025 - 17:01
 0  8
Gjesti për Xhenetën: As sytë nuk ka me mi pa, nuk kam punë me të

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4.

Në finale janë katër personazhe: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.

Në ditën e sotme (e enjte), këngëtari pejan ka folur për ish-partneren e tij Xheneta Fetahun.

Foto: Screenshot/X

Ai thekson se kur të dalë jashtë nuk do të shohë më dhe se nuk ka punë me të.

Pjesë nga biseda me Rozana Radin:

Gjesti: As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç.

Rozana Radi: Po nëse ajo kërkon?

Gjesti: Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka këtu. Nuk mundet me pas kërkim.

Rozana Radi: Sa ke ndenjur me të që nga momenti që jeni bërë bashkë.

Gjesti: Gati tre.

Rozana Radi: Jo tre muaj nuk mundem me qenë se nuk je lidhur që në fillim.

Gjesti: Po po në fillim, gati tre. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të.