Gjesti u përgjigjet krahasimeve me Luiz Ejllin
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, tensionet mes banorëve vazhdojnë të rriten. Së fundmi, Loredana dhe Gjesti kanë pasur një debat të ashpër lidhur me dasmën e Loredanës me Jozin. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti përmendi vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një drejtim që irritoi Loredanën. E nervozuar, Loredana e […]
![Gjesti u përgjigjet krahasimeve me Luiz Ejllin](https://lajmpress.org/wp-content/uploads/2025/01/gjesti-14-780x439-1.jpg)
Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, tensionet mes banorëve vazhdojnë të rriten. Së fundmi, Loredana dhe Gjesti kanë pasur një debat të ashpër lidhur me dasmën e Loredanës me Jozin. Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, Gjesti përmendi vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një drejtim që irritoi Loredanën.
E nervozuar, Loredana e pyeti Gjestin: “Do që të jesh si Luizi?” duke e krahasuar atë me fituesin e edicionit të dytë të “Big Brother”, Luiz Ejlli. Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke u përgjigjur: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.”
Loredana e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si Luizi.
Ky debat pason tensionet e mëparshme mes banorëve, veçanërisht pas dasmës së organizuar në shtëpi, ku disa banorë u ndjenë të përjashtuar.